Honi i Gjipesë
Kanioni i Gjipesë gjëndet përgjatë pjesës së poshtme të përroit të Gjipesë, midis Vunoit dhe Iliasit, dy fshatra pranë plazhit të Gjipesë.
Përfaqëson një grykë të ngushtë – kanion të formuar nga veprimtaria gërryese e ujit të përroit të Gjipesë dhe procesi i karstit. Gjatësia e tij është mbi 800 m, gjerësia 10 – 20 m, duhet të ketë edhe shpella. Shkëmbinjtë në muret e tij janë mjaft të plasaritur, ndaj e vështirësojnë zbritjen me litar. Në fundin e kanionit ka blloqe shkëmborë të rrëzuar, por edhe të sjellë nga përroi gjatë vërshimit. Kalimi përgjatë tij është i rrezikuar nga rrëzimi i gurëve. Peizazhi natyror është shumë tërheqës dhe pranë tij është plazhi i Gjipesë me rërën dhe ujin shumë të pastër, me falezat e guvat në bregdetin shkëmbor. Ka vlera shkencore, didaktike dhe turistike. Vizitohet sipas degëzimit të rrugës Vlorë – Himarë; nga Dhërmiu – Manastiri i Shën Todhrit – Plazhi i Gjipesë.[1]
Turizmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky monument vizitohet nga mijëra të apasionuar të natyrës dhe sporteve ekstreme. Në shtegun e ngushtë të kanionit mund të bëhen kacavarje, kanioning dhe ngjitje shkëmbore. Shumë tifozë të sporteve përdorin këtë kanion për të ushtruar sportin e tyre të preferuar, dhe për të përjetuar emocione të forta. Plazhi i virgjer i Gjipesë ndodhet fare afër dhe dallohet për rërën e imët dhe të pastër, shpellat e vogla dhe bregdetin shkëmbor te saj. Mund të arrihet përmes detit dhe rrugës së ndërtuar vonë përmës Manastirit të Shën Theodhorit.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kanioni i Gjipesë - AKZM". Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2018. Marrë më 25 prill 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ""Kanioni i Gjipese" (Ilias): – Bashkia Himare".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)