Jump to content

Hormonet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Hormonet bimore)
Adrenalina

Hormonet janë substanca kimike, të cilat i sekretojnë gjendrat me sekretim të bredshëm dhe inde endoktrine. Në fakt, hormon quhet një substancë specifike e sekretuar nga një qelizë e specializuar që vepron mbi receptor po ashtu të specializuar. Termi hormon që është me prejardhje greke do të thotë stimulim, ngacmim, sinjalizim. Këtë term e përdori për herë të parë Starlingu, në vitin 1905, kur vërejti se sekretimin e lëngut pankreatik e stimulon një substancë kimike, e cila quhet sekretin.Hormonet shërbejnë si një formë e madhe e komunikimit midis organeve të ndryshme dhe indeve. Hormonet rregullojnë një shumëllojshmëri të fiziologjise dhe të sjelljes , duke përfshirë tretjen, metabolizmin, frymëmarrje, funksionin e indeve, perceptimit ndijor, sekretim, laktacionit, stresi, rritjes dhe zhvillimit, lëvizjes, riprodhimi, dhe humor. [1] Në përgjithësi, vetëm një sasi e vogël e hormonit është e nevojshme për të ndryshuar metabolizmin qelizor.

Hormonet dhe sistemi humoral

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hormonet janë substanca të cilat kanë aftësi të nxitjes ose të frenimit të zhvillimit të funksioneve të ndryshme në organizëm. Ato përmes gjakut arrijnë në të gjitha qelizat, por veprojnë vetëm në qeliza të caktuara, të cilat quhen qeliza efektore ose qeliza shënjestër. Në anën tjetër neuhormonet që prodhohen nga qelizat nervore nuk barten me anë të gjakut Duhet të theksohet se disa hormone sekretohen në gjak pandërprerë, kurse disa sekretohen në gjak kohë pas kohe. Kështu p.sh. insulina është komponentë e domosdoshme e gjakut në të cilin “qarkullon” vazhdimisht dhe është e domosdoshme për metabozimin e sheqernave. Disa hormone sekretohen në gjak kohë pas kohe, atëherë kur e kërkon nevoja. Kështu p.sh. në grupin e hormoneve me sekrecion jo të përhershëm në gjak bën pjesë sekretina. Hormonet quhen edhe inkrete (lat. Inkrete- brenda, crescere-rritje).

Funksionimin e organeve të caktuara si një tërësi e bëjnë të mundshme dy sisteme:

Nga kjo shihet se rregullimi i funksioneve sigurohet përmes dy rrugëve kryesore: përmes ndikimit nervor dhe substancave të shumta kimike, të cilat gjenden në organizëm dhe që krijohen në një organ ose grupe organesh dhe pas bartjes së tyre përmes gjakut ose limfës ndikojnë në funksionet e organeve të tjera. Mënyra e parë e rregullimit quhet rregullim nervor ose korrelacion nervor dhe sigurohet përmes sistemit nervor qendror dhe autonom. Mënyra e dytë e rregullimit quhet rregullim homoral ose korrelacion humoral. Substancat kimike që marrin pjesë në rregullimin humoral janë:

  • hormonet indore,
  • hormonet e vërteta
  • kripërat minerale
  • vitaminat

Rregullimi humoral (hûmor lat. – lëng trupor) realizohet përmes lëngjeve, posaçërisht gjakut. Rregullimi humoral quhet edhe rregullim kimik, sepse materiet kimike janë ato (p.sh. hormonet) që duke u shpërndarë përmes gjakut japin efekte përkatëse mbi inde apo organe të caktuara.

Ekziston lidhshmëri e ngushtë midis rregullimit nervor dhe atij humoral. Ky i dyti i nënshtrohet të parit (rregullimit nervor). Për këtë arsye shpesh bëhet fjalë për rregullimin neuro-humoral.

Endokrinologjia është shkencë që merret me studimin e gjëndrave endokrine dhe të sekreteve të tyre. Roli biologjik i sitemit endokrin krahas sistemit nervor është mjaft i madh në bashkërendimin e funksioneve komplekse të organizmit. Në fund mund të thuhet se hormonet janë substanca tipike stimuluese pa të cilat nuk mund të zhvillohet jeta normale e organizmave të gjallë.

Deri më sot është izoluar numër i madh hormonesh. Është studiuar mirë struktura e tyre kimike dhe efektet fiziologjoke. Duke marrë parasysh vendin e biosintezës hormonet ndahen në këto grupe kryesore:

Hormonet e gjëndrave endokrine quhen edhe hormone të vërteta. Hormonet që krijohen në bimë quhen fitohormone. Ato e stimulojnë rritjen e bimës, ndikojnë në rritjen e masës, fortësinë e disa organeve bimore si dhe në ndryshime të tjera të bimës. Fitohormonet më të njohura janë : auksinat, gliberelinat dhe kininat.

Hormonet janë komponime organike me strukturë të ndryshme kimike. Ato kanë aftësi që në përqëndrime të vogla ta rregullojnë metabolizmin e proteinave, sheqernave, lipideve, vitaminave, materieve minerale. Në këtë aspekt janë të ngjashme me vitaminat, sepse sillen si biokatalizatorë tipikë. Mund të thuhet se dallimi midis hormoneve dhe vitaminave qëndron në atë se hormonet i sintezon vetë organizmi në organet e veta specifike, të cilat pastaj i sekreton në gjak dhe në limfë, ose në lëngun cerebrospinal, ndërsa vitaminat janë kryesisht produkte bimore, të cilat organizmi shtazor dhe i njeriut i merrr përmes ushqimit që dë të thotë se vetë organizmi nuk mund t’i sintetizojë.

Hormonet i katalizojnë ose rregullojnë proceset e ndryshme metabolike. Në këtë aspekt janë të ngjashme edhe me enzimet, sepse edhe hormonet veprojnë në organizëm si katalizatorë, që do të thotë, ngjashëm me enzime. Edhe hormonet nevojiten në sasi shumë të vogla dhe nuk shpenzohen gjatë procesit katalitik. Dallohen nga enzimet në këtë aspekt:

  • hormonet krijohen në atë organ në të cilin nuk e shprehin veprimin e vet,
  • para se të veprojnë tajohen në gjak.
  • sipas strukturës kimike nuk janë çdo herë siç janë enzimet.

Sipas strukturës kimike hormonet ndahen në tri grupe:

  • hormone deivate të aminoacideve si p.sh. hormonet e tiroidës, hormonet e palcës së gjëndrës mbiveshkore, melatonina e epifizës;
  • hormone me strukturë peptidike dhe proteinike si p.sh. hormonet e hipofizës, hormonet e gjëndrave paratiroide dhe të pankreasit etj.;
  • hormonet me strukturë steroide siç janë hormonet e kores së gjëndrës mbiveshkore, hormonet e gjëndrave seksuale mashkullore dhe femërore etj.

Roli i përgjithshëm i hormoneve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hormonet në përgjithësi ndikojnë në metabolizmin e ujit, të kripërave minerale, të proteinave, të sheqernave të lipideve, në për metabolitetin e membranave qelizore, në ngacmimin e nervave periferike dhe të muskujve, përkatësisht në sistemin nervor, në funksionet psikike, në rritje dhe në shumëzim. Hormonet para se të fillojnë ta shprehin veprimin e tyre lidhen për receptorët përkatës në qeliza. Receptorët janë grupe karakteristike kimike. Kështu p.sh. për disa hormone indore dhe hormone të tjera grupet reptore janë qendra katalitike të enzimeve. Si shembull klasik është lidhja e acetilkolinës për acetitilkolinë-esterazën. Për shumë hormone receptorët gjenden në siperfaqe të membranës qelizore siç është rasti me hormonin indor acetilkolinën, adrenalinës etj. Receptorët mund të gjenden edhe në brendi të qelizës. Hormonet janë ndërmjetëse biokimikë midis organeve të rregullimit dhe organeve në të cilat veprojnë organet “shënjestër”.

Terapia hormonale (Hormonoterapia)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shërimi me hormone është zhvilluar intensivisht në dy dekadat e fundit. Hormonet pasi futen në organizëm mund të veprojnë në mënyra të ndryshme. Hormonet mund të kenë efekt subsittucioni, supresioni, simptomatik.

Efekt substitucioni (zëvëndësimi) - Në këtë rast bëhet shërimi me hormone me qëllim që të zëvëndësohet mungesa ose sekretimi i zvogëluar i ndonjë hormoni. Kështu p.sh. bëhet shërimi i hipotiroezës ose miksedemave me tiroksinë, sëmundjet e Adisonit me hidrokortizon ose sëmundja e sheqerit (diabetes) me insulinë).

Efekt supresioni (efekt frenues) - Në këtë rast terapia hormonale më së shpeshti përdoret me qëllim që të zvogëlohet veprimi stimulues i hipofizës në punën e gjëndrave të tjera endokrine, përkatësisht inhibohet veprimi i hormoneve që i sekretojnë ato gjëndra.

Veprimi simptomatik- Kur gjatë shërimit me hormone shfrytëzohen edhe veprimet e tyre farmako-dinamike, p.sh. stimulimi i diurezes, efekti antidiuretik, veprimi i kortikoideve te sëmundjet reumatike dhe kolagenozat etj. Ndarja e hormoneve- Hormonet ndahen ne dy grupe te medha:Hormone bimore (fitohormone) dhe Hormone shtazore(zoohormone) -Hormonet bimore-janë substanca te cilat krijohen ne bime.Krijohen ne pjese te caktuara te bimeve,mandej arrijne ne vende ne te cilat do te veprojne. Sipas veprimit,te gjitha hormonet bimore ndahen ne dy grupe kryesore: stimulator te rritjes(ato qe e stimulojne rritjen dhe zhvillimin)dhe inhibitore te cilat i frenojne proceset e caktuara Ne klasen e stimulatoreve te rritjes bëjnë pjese:auksinat,giberelinat dhe citokininat. Ne inhibitore bëjnë pjese etileni dhe acidi apsicinik -Hormonet shtazore-janë produkte te gjendrave me sekretim te brendshem ose te indeve endokrine.Ato premes gjakut arrijn ne te gjitha qelizat,por me shpesh deri te qendrat e caktuara efektore.