Hotbird

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hot Bird është emri me të cilin njihet flota e satelitëve televiziv e drejtuar nga Eutelsat që është e vendosur në një pozicion gjeostacionar në 13 gradë lindje mbi Ekuator. Është një pozicion shumë i përshtatshëm për marrjen e stacioneve televizive në Evropë, Amerikë Veriore dhe Lindje të Mesme. Në të ndodhen shumë stacione italiane dhe franceze por edhe një seri stacionesh nga shumë vende të tjera.