Hoteli i drunjtë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hoteli i drunjtë roman, Autore: Diana Çuli. Botuesi: Toena. Faqet e librit 232.

Një njeri i famshëm humbet punën, nuk gjen dot gruan dhe rrezikon burgun në të njëjtën kohë. Një detektive e re do të vihet në gjurmë të së zhdukurës dhe do të zbulojë plot të fshehta rrëqethëse e të habitshme, nëpër rrugët e Shqipërisë, e ndjekur nga një grup nordikësh të dyshimtë.

Një subjekt që të mban peshë, një rrëfim plot të papritura, një stil i pasur e i rrjedhshëm, i përpunuar, ku nuk mungon humori e situata nga më të habitshmet. Edhe një herë Diana Çuli na jep në dorë një vepër të saj, e cila na befason me risitë krijuese që sjell.