Hurma

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hurma


Klasifikimi Shkencor
Mbretëria Bimë
Ndarja Magnoliophyta
Klasa Magnoliopsida
Nënklasa Dilleniidae
Rendi Ebenales
Familja Ebenaceae
Gjinia Diospyros L.
Lloji Diospyros kaki



Hurma ose siç quhet në disa zona kakia është pemë me prejardhje nga lindja e largët, nga Kina dhe Japonia[1] dhe bën pjesë në gjininë Diospyros, familja Ebenaceae.

Fruti i pjekur ka një përmbajtje të lartë glukoze dhe është i ëmbël në shije. Ashtu si domatja, hurmat nuk konsiderohen zakonisht si kokrra, por morfologjikisht fruti është në të vërtetë një frut pylli.

Ndërtimi biologjik bime fareveshur[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hurma është pemë gjetherënëse, me një lartësi deri në 15-18 m, por mbahet zakonisht me krasitje në përmasa më modeste.

Gjethet janë të mëdha, me formë ovale të zgjeruar, të lëmuara dhe me shkëlqim në sipërfaqen e sipërme. Në vjeshtë ato marrin ngjyrë të kuqe.

Lulja e kakisë

Lulet lulëzojnë në filizat e rinj të vitit. Në një pemë mund të jenë tri llojet e luleve: Lule me thekë dhe pistil, lule vetëm me thekë (mashkull), lule vetëm me pistil (femër). Pllenimi bëhet nëpërmjet insekteve kryesisht bletët. Zakonisht pemët kanë lule mashkull dhe lule femër, por ka edhe pemë që kanë vetëm lule femër ose vetëm lule mashkull. Kur një lule femër nuk është pllenuar, fruti rritet gjithsesi por nuk ka fara.

Fruti i kakisë

Frutat janë të mëdha, të rrumbullaktë ose të shtypur, me ngjyrë portokalli kur janë pjekur. Ata janë sipër kupës së lules. Lëkura është e lëmuar. Tuli është i lëngshëm, i ëmbël dhe pak fibroz. Para se të piqen, frutat kanë një shije të athët për shkak të pranisë së taninave.

Farat e kakisë

Kultivimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hurmat rriten në mbarë botën, me 90 për qind të prodhimit në Kinë, Japoni dhe Kore. Në Azinë Lindore periudha kryesore vjeljes së kakisë është në muajt tetor dhe nëntor. Pemët kanë humbur tashmë gjethet e tyre në kohën e vjeljes. Ndonjëhere, fruta me ngjyra të ndezura lihen të vjelura në pemë për efekt dekorativ.

Në Kinë, kakia ka qenë e kultivuar që nga kohra të lashta. Ajo konsiderohet të ketë katër virtyte: jeton gjatë, krijon një sipërfaqe të madhe me hije, përdoret nga zogjtë për të nertuar fole, dhe nuk sulmohet nga dëmtuesit.

Të gjithë Azinë, veti të ndryshme shëruese i atribuohen hurmës. Ajo thuhet të jetë e dobishme kundër sëmundjeve të stomakut dhe diarresë. Frutat e papjekur thuhet të jenë një trajtim për ethe, nëse ata piqen në enë derisa të janë të ëmbël si mjaltë.

Kultivimi i këtij lloji fillimisht u përhap nëpër Azinë Lindore.

"Sharon" është një varietet i hurmës nga Izraeli, i quajtur sipas Fushës pjellore të Sharonit. Ajo nuk përmban fara dhe nuk është e athët, sepse përmban më pak taninë.

Në Spanjë, ekziston një varietet i hurmës, i quajtur "Ribera del Xuquer" në rajonin e Valencias.

Hurma prodhohet edhe në Shqipëri, kryesisht në rajonin e Elbasanit dhe Beratit.

Vetitë kuruese[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, fruta, gjethet, degët. Ajo përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë, alkool, raki dhe ëmbëlsira të ndryshme. Fruti përmban rreth 17 për qind sheqer kur është e freskët dhe 62 për qind kur thahet. Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si hekur, sasi të konsiderueshme tanin etj. Hurmat kanë gjetur përdorim të mire në luftimin e sëmundjes së anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këto raste përdoret mjekimi me hurma: Çdo ditë konsumohen 6- 15 kokrra të tejpjekura rreth një orë para ose pas ushqimit. Mjekimi vazhdon 15 ditë deri në 25 ditë. Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (me të dala të shpeshta jashtë). Mjekimi me hurma rekomandohet edhe për personat që vuajnë nga diarreja kronike. Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës. Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. pervec ketyre vetive te vecanta hurmat ndihmojne edhe ne ritjen e aktivitetit hormonal per te dy sekset,ne grate shtatzane ajo ndihmon ne lindje normale dhe te kollajshme...Keto fruta kane nje perdorim te gjere ne vendin tone sidomos ne Shqipërine e mesme

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2012. Marrë më 24 janar 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)