Hyrije Hana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Hyrije Hana (10 mars 1929, Gjakovë - 29 prill 2004, Prishtinë) atdhetare e shquar, motër e Xheladin Hanës dhe aktore nga Gjakova.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hyrije Hana u lind më 10 mars 1929 në qytetin e Gjakovës. Ishte e bija e Gjylies dhe e Shyqyri Hanës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pjestare e Aradhës Partizane Bajram Curri. Pas përfundimit të Luftës do të filloj punën si spikere në Radio Prishtina dhe nga viti 1947 do të inkuadrohet si aktore në Teatrin ProfesionalPrishtinës dhe së bashku me Meribane Shalën dhe Katarina Josipin do të jenë ndër aktoret e para në Kosovë. Në Teatrin ProfesionalPrishtinës nuk qëndron gjatë sepse ishte motër e "armikut të popullit" Xheladin Hana. Më 1953, me ndihmën e aktorit Shaban Gashi pranohet aktore në Teatrin e PakicaveShkup. Aty luajti “E shoqja e Hasan Agës”, “Besa” e Sami Frashërit – Vahiden, tek Koshtana – nënën etj. Pas 15 muajsh në Teatrin e PakicaveShkup, pranohet në Teatrin e Mitrovicës. Më 1955 përsëri pranohet në Teatrin PopullorPrishtinës. Pak kohë më vonë burgoset për herë të parë dhe denohet me dy vite burg. Më 1961 e burgosur për herë të dytë, e mban dënimin në Pozharevc deri më 1966, si pjesëtare e Organizatës Lëvizja për Liri dhe Bashkim Kombëtar. Për herë të tretë u burgos më 1970, u dënua dhe e vuajti denimin në burgun e Pejës. [2] Hyrie Hana ishte "një atdhetare tepër e veçantë, e cila gjatë tërë jetës së saj vetëm i dha dhe asgjë nuk i morri Kosovës."[3] Ajo la në dorëshkrim veprën, "Kujtime – Automonografi", të cilat u botuan pas vdekjes së saj, në Prishtinë, më 2008.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Hajrullah Koliqi:Gruaja ndër shekuj (Arsimimi dhe emancipimi i saj), Libri shkollor, Prishtinë, 2009, fq. 359 - 360.
  2. ^ Sabile Keçmezi – Basha: “Kontributi atdhetar i Hyrie Hanës”, Prishtinë, 2011.
  3. ^ Selatin Novosella:Demonstratat e gjashtëdhjetetetës 3 (Portrete), Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, Prishtinë, 2008, fq. 167.