Hysen Devolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Hysen Devolli (1924 - 2013) piktor dhe skenograf shqiptar. Lindi në Tiranë, më 11 gusht 1924, në një familje patriotike me origjinë nga Kosova. Në moshë shumë të re mori pjesë aktive në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit të vendit, nisur nga talenti i spikatur për artet figurative, u dërgua për studime në Bukuresht, në Akademinë e Arteve të Bukura “Nikolae Grigoresku” të Rumanisë, ku diplomohet për pikturë. Pas kthimit në atdhe, në vitin 1952, emërohet në detyra të ndryshme shtetërore, fillimisht drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve dhe më pas drejton sektorin e skenografisë të Teatrit Popullor dhe të Teatrit të Operas dhe Baletit. Gjatë veprimtarisë së tij krijuese ka realizuar me profesionalizëm të lartë rreth 300 punime në skenografi, ku përfshihen vepra të tilla si “Prefekti”, “Familja e Peshkatarit”, “Mbreti Lir”, “Borana”, “Traviata”, “Berberi Seviljes”, “Bernarda Alba”, etj. Një krijimtari tejet të pasur realizoi Hysen Devolli edhe në pikturë. Firmën e tij e mbajnë shumë vepra të fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve. Me këtë krijimtari ai është përfaqësuar denjësisht thuajse në të gjitha ekspozitat kombëtare, por edhe të vendeve të tjera, si në Bienalen e Egjiptit etj. Po kështu firmës së tij i përkasin edhe një gamë e gjerë bocetesh të emisioneve filatelike shqiptare, veçanërisht me portrete figurash të shquara, si dhe seti me kartëmonedhat shqiptare, të emetuara në vitin 1964. U nda nga jeta më 29 mars 2013.

Stub biografi.png Ky artikull që ka të bëjë me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.