Hysen Kazazi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hysen Kazazi i njohur ndryshe si Ceni i Lakut ishte ortoped i famshëm dhe mjek popullor nga Tirana. Hysen Kazazi kujtohet si personi që i dhuroi shoqërisë plot 70 vite pune, me përkushtim për të shpëtuar nga sakatllëku njerëz të dëmtuar, të traumatizuar e të aksidentuar, duke i riaftësuar ata për një jetë normale. Rezulton se doktor Ceni kishte mjekuar më shumë se 500 mijë pacientë duke filluar nga fëmijët tek të rriturit, nga sportistët e deri tek udhëheqësit e shtetit. Gjatë viteve të humanizmit, Babë Ceni mbeti i respektuar me të cilin konsultoheshin edhe shumë nga mjekët e spitaleve të asaj kohe, veçanërisht nga Prof.Dr. Frederik Shiroka, Dr. Dërrasa, Dr. Boga, Dr. Heqimi, Dr. Flamur Topi. Respekti ndaj Mjekut Popullor kaq të njohur në mbarë vendin është shfaqur, jo vetëm nga ata që ishin pacientë të tij dhe familjarët e tyre, por edhe nga mbarë publiku.Bashkia e Tiranës e ka nderuar Babë Cenin me tituj nderi si "Mirënjohja e Qytetit të Tiranës" dhe "Qytetar Nderi i Tiranës".

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

bksh.al