Hysen Laçej

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Hysen Laçej (1935–2005) ishte agronom, Hero i Punës Socialiste, Drejtor i Institutit të Misrit dhe Orizit në Shkodër. Ish anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Jetëshkrim[redakto | redakto tekstin burimor]

Hysen Laçej lindi në Shkodër, ku kreu dhe shkollën e mesme. Studimet e larta i kreu në Akademinë Bujqësore “Timirjazev” në Moskë (1956). Në vitet 1956–1959 punoi në Institutin e Kërkimeve Bujqësore në Lushnjë. Ishtë një ndër nismëtarët e organizimit të ekspeditës kombëtare për grumbullimin, studimin dhe klasifikimin e popullatave të misrit të vendit. Deri në 1989 hibridet e misrit të krijuar prej tij, u mbollën në pjesën më të madhe të sipërfaqes së Shqipërisë. Ishte nisma e tij që u bë vendimtare për krimimin e Stacionit të Misrit dhe Orizit në Shkodër në 1971. Ky stacion në 1980 u kthye në Institutin e Misrit dhe Orizit, ku Z. Laëej ishte drejtor deri në 1996, kur doli në pension. Ishte pedagog i jashtëm në Institutin e Lartë Bujqësor në vitet 1980–1985. Ishte gjithashtu bashkautor i tekstit “Seleksionimi i bimëve dhe prodhimi i farërave” (1970), si dhe autor i një numri artikujsh e referatesh shkencorë. Ka marrë titullin “Punonjës i Shquar i Shkencës dhe i Teknikës” dhe “Çmimin e Republikës” të shkallës së dytë.[1]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Akademia e shkencave. "Akademik Hysen LAÇEJ". Akademia e shkencave. Marrë më 6 September 2017.