Hysni Burgaj
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Hysni Burgaj ka lindur më 16 prill 1960 në Shkodër. Me vendim të Këshillit të Ministrave të datës 28.10.2009 u emërua në detyrën e lartë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Ka përfunduar studimet në shkollën e Ministrisë së Brendshme në vitet 1981-1984. Gjatë ecurisë në karrierë ka kryer një sërë trajnimesh dhe specializimesh si brenda dhe jashtë vendit nga organizata dhe organizma që kanë asistuar e asistojnë policinë shqiptare, si MAPE, PAMECA, etj. si dhe në vende të ndryshme të Evropës dhe në SHBA.
Disa nga trajnimet e kryera janë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ka përfunduar kursin e plotë të “Drejtimit dhe menaxhimit të lartë të Policisë” (Master në Polici) organizuar nga Misioni PAMECA në vitin 2007.
- Kurs trajnimi nga Departamenti i Shtetit në SHBA, mbi Antiterrorizmin në vitin 1996.
- Kurs trajnimi në SHBA, mbi Sigurinë Fizike në vitin 1996.
- Kurs Trajnimi nga Misioni Policor MAPE në vitin 1998.
- Kurs për këshillimin dhe trajnimin nga Bashkimi Evropian në vitin 2000.
- Kurs për telekomunikacionin në vitin 2003 etj.
Ka një karrierë të gjatë të pandërprerë policore. Nga viti 1984 kur ka mbaruar studimet ka punuar në struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit. Në sajë të ecurisë së tij në karrierë ka fituar një eksperiencë të çmuar jo vetëm policore, por dhe menaxhuese dhe drejtuese.
Nga data 01.07.1984 deri më 01.01.1992 ka punuar pranë Gardës së Republikës, me detyrën e Komandantit të Togës.
Nga data 01.01.1992 deri më 07.03.1994 ka punuar pranë Pikës së Kalimit Kufitar Rinas, Tiranë.
Më pas nga data 07.03.1994 deri më 16.10.1996 ka punuar në detyra të ndryshme pranë Degës Ruajtjes dhe Sigurisë së Objekteve Tiranë si dhe në Degën e Sigurimit të Objekteve të Ministrisë së Brendshme, si: Komandant Toge Oficer Informacioni Gatishmërie, Komandant i Repartit të Objekteve dhe Komandant i Repartit të Përfaqësive Diplomatike.
Për periudhën 17.10.1997 deri më 20.01.1998 ka kryer detyrën e instruktorit të përgatitjes fizike pranë Komisariatit të Policisë nr.3 në Tiranë.
Nga data 20.01.1998 deri më 01.09.2002 ka punuar si Komandant Reparti pranë Komisariatit të Policisë nr.3 Tiranë.
Ndërkohë nga 01.09.2002 deri më 01.09.2003 ka punuar si Komandant i Shërbimeve të Brendshme pranë Komisariatit të Policisë nr.3 Tiranë.
Për periudhën 01.09.2003 deri më 14.06.2004 ka kryer detyrën e Përgjegjësit të turnit në Qendrën Operative dhe të Emergjencave në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.
Më pas nga data 14.06.2004 deri më 10.12.2005 ka kryer detyrën e Shefit të Rajonit të Policisë në Qytetin Studenti pranë Komisariatit nr. 1 Tiranë.
Nisur nga përvoja dhe rezultatet e larta në detyrë është emëruar dhe ka punuar si Drejtor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës (10 dhjetor 2005-07 dhjetor 2007) dhe në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër (07 dhjetor 2007-korrik 2008).
Prej mëze një viti është emëruar në detyrën e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për Shërbimet Mbështetëse.