Jump to content

Hysni Klinaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hysni Klinaku është një këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Babai i tij qysh ne fëmijërinë e hershme kishte luajtur në instrumente frymore (popullore), njëkohësisht i punonte ato. Pastaj ai u bë një zdrukthar që muzikën e kishte vetëm pasion, dëgjonte vazhdimisht rapsod dhe këngëtar popullor dhe posedonte shumë inçizime të tyre. Kjo sigurisht ndikoi që Hysniu qysh në moshën pesë vjeçare të filloi të luaj në çifteli, e më vonë edhe në kitare. Shkollën fillore e mbaroi në Obiliq kurse të mesmen e vazhdoi në drejtimin e elektroteknikës po ashtu në Obiliq. Gjatë shkollimit fillorë merr pjesë në të gjitha aktivitetet muzikore të shkollës, kurse gjatë shkollimit të mesëm dhe pas përfundimit ai merr pjesë në SHKA “Rruga e Lirisë” dhe SHKA “Gjaku i Arbërit”. Në të dy këto shoqëri angazhohet si këngëtar por edhe si instrumentalist në programet e tyre për festat e ndryshme por edhe në koncerte humanitare.

Në vitin 1992 si shtatëmbëdhjetë vjeçar ai regjistrohet në Fakultetin e Arteve – Dega e Muzikës – Drejtimi i Këndimit. Për katër vjet me radhë do të ndjek mësimet për këndim tek profesoresha Mr. Juliana Anastasijeviç. Gjatë Studimeve u tregua i suksesshëm dhe mori pjesë në të gjitha koncertet e organizuara nga Fakulteti i Arteve – Dega e Muzikës. Me fillimin e studimeve ai filloi të punoi në shkollën e mesme dhe fillore të Kastriotit si professor i lëndës së muzikës për shtatë vjet me radhë. Ai diplomoi me koncertin solistik të mbajtur më 29.06.1996 dhe merr titullin “Solist i studios operistike” BARITON. Pas diplomës vazhdon prapë të punoj me profesoreshën dhe me kolegët e shoqatës së artistëve ku shfaq edhe një koncert solistik dhe shumë koncerte tjera në mbarë Kosovën.

Me vënien në skenë të operës se parë ne Kosovë ishte solist në rolin e Kalorit në operën "Dasma Arbëreshe" e kompozitorit Rauif Dhomi.

Në vitin 2006 mbajti koncert solistik në Prishtinë me këngë të komponuara nga vet Hysniu dhe të përpunuara. Koncerti u mbajt për festën e 28 nëntorit, ditës së flamurit.

Në vitin 2010 mbaroi magjistraturen në universitetin 'Kiril i Metodij" ne Shkup ne degën e solokëndimit tek profesoresha Marie Muratovska. Diplomen e magjistratures e mbrojti me koncerte solistike qe i mbajti në Shkup dhe Prishtinë.

Nuk pushoj së kënduari këngën popullore dhe këngën e lehtë dhe në bashkëpunim me kompozitorin Valton Beqiri inçizon albumin e parë me titull “Luftëtarëve të lirisë”. Përveç kësaj Hysniu në studion e tij kompozon dhe orkestron për vete dhe shumë bashkëpunëtorë të tij.

Vlen të veçohen bashkëpunimet me këngëtar, kompozitor e poet si: Rauf Dhomi, Kastriot Tusha, Merita Juniku, Linda Hakaj, Agim Duro, Sokol Hidershai, Dionis Delia(tek Dasma Arbëreshe), dueti me Ilir Shaqirin, Albumi me Shkurte Fejzën “Dasma Jonë” (2005), potpuri të ndryshme me shumë këngëtar të estradës për projekte kryesisht festash, Naim Gjoshin (kompozimin e këngës “Sikur të isha” me tekst të Dritëro Agollit), me poetët Lumnije Klinakun (katër albumet e para) dhe Milaim Islamin (në albumin “Një këngë për ty”).Dueti me rapsodin popullor Hashim Shala(2014).

Vazhdon të punoj dhe të krijoj njëkohësisht dhe është shumë aktiv. Tani punon si artist i lirë dhe angazhohet në shumë koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Jeton në Prishtinë me gruan e tij Bardhën dhe fëmijët Lumbardhën dhe Lironin dhe Valsin.

[1]

  1. ^ Klinaku, Hysni. "Biografia". Teksteshqip. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)