ICTSmedia
Lloji | Kompani private |
---|---|
Industria | Teknologji, Media |
Themeluar në | 2008 Tiranë, Shqipëri |
Themeluesit | Florim Alaj, Kushtrim Shala |
Zyrat qendrore | Tiranë , Shqipëri |
Zona e shërbimit | Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i zi |
Njerëzit kyç | Florim Alaj, Kushtrim Shala |
Faqja e internetit | www |
ICTSmedia është një kompani Shqiptare e regjistruar me seli në Tiranë si një kompani kërkimore dhe organizuese ngjarjesh, e përqendruar në fushën e teknologjisë. E themeluar në 2008, ajo përbëhet nga marka si PCWorld, ICTSLab dhe UPlift Albania. ICTSmedia ka edhe zyra në Kosovë, Zvicër dhe Gjermani.
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si partner i shtëpisë botuese globale International Data Group (IDG) ICTSmedia ka botuar marka globale si PC World Albanian, Computerworld Albanian, CIO Albanian, GameWorld Albanian.[1]
PC World Albanian, u botua për herë të parë më 1 qershor 2008, është një revistë mujore e teknologjisë e botuar në gjuhën shqipe për tregjet e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, duke synuar mbi 6 milion shqipfolës. Revista përfshin një DVD falas me rekomandimet më të fundit të softuerit.[2]
Ngjarje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]ICTSmedia është një organizatë dhe ndërmarrje pritëse për ngjarjet e TIK-ut në rajon që bashkon ndërmarrjet rajonale të TIK me biznes nga e gjithë bota.[3]
ICTSmedia është themeluesi i çmimeve kombëtare shqiptare ICT Awards që shpërblen individët për kontributin e tyre në industrinë shqiptare të TIK.[4][5]
ICT Awards është organizuar për herë të parë në vitin 2013.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "PCworld Albania".
- ^ "PCworld Albania".
- ^ "Top-channel.tv".
- ^ "Facilization.com" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2022. Marrë më 8 dhjetor 2020.
- ^ "Superfounders.com" (në anglisht).