I Am... Sasha Fierce

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
I Am... Sasha Fierce
Studio album by
Realizuar12 nëntor 2008
Inçizuar2007-2008
ZhanriPop
Gjatësia41:40
EtiketaColumbia, Parkwood

I Am... Sasha Fierce është albumi i tretë në studio i këngëtares amerikane Beyoncé. U publikua më 12 nëntor 2008 përmes kompanive Columbia Records dhe Music World Entertainment.

Në publikimin e tij origjinal, albumi u formatua si një album i dyfishtë, duke synuar të nxjerrë në pah personalitetin artistik dikotomik të Beyoncé-s. Disku i parë I Am... përmban balada pop dhe R&B më të ngadalta dhe me ritëm të mesëm, ndërsa disku i dytë, Sasha Fierce – i titulluar sipas alter egos në skenë të Beyoncé-s – fokusohet në këngë me elementët elektropop dhe europop.[1]

Pritja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I Am... Sasha Fierce ishte një sukses masiv komercial dhe është një nga albumet më të shitur të shekullit të 21-të. Albumi u vlerësua me shtatë nominime tek çmimet Grammy në ceremoninë e 52-të të çmimeve Grammy në vitin 2010, duke fituar gjashtë prej tyre dhe thyer rekordin për më së shumti çmime të fituara në një natë nga një artiste femër. Albumi u promovua me publikimin e disa këngëve, duke përfshirë hitet "If I Were a Boy", "Halo" dhe "Single Ladies (Put a Ring on It)", të cilat u renditën në pozicione maksimale në shumë lista ndërkombëtare.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "AllMusic" (në anglisht).