Ibriku i Rasëllit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ibriku i Rasëllit (ang. Russell's Teapot), nganjëherë i quajtur edhe ibriku qiellor ose ibriku kozmik, është një analogji e krijuar nga filozofi Bertrand Russell (1872-1970) për të ilustruar se barra e provës filozofike e personit që bën pretendime shkencore të pafalsifikueshme qëndron mbi vet personin sesa të zhvendoset te të tjerët, veçanërisht në rastin e fesë. Rasëll kishte shkruar se nëse ai pretendon se një ibrik çaji ekziston në orbitë rreth Diellit diku në hapësirën në mes të Tokës dhe marsit, është absurde të pritet që të tjerët të besojnë këtë vetëm pse ata nuk mund ta vërtetojnë atë të gabuar. Ibriku i çajit i Rasëllit ende përmendet në diskutimet rreth ekzistencës së Zotit.