Ibush Vokshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ibush Vokshi Ka lindur në Kosovë. Familja e tij u vendos në Qerret të Durrësit që para Luftës së Dytë Botërore. Ibushi mbaroi Normalen e Elbasanit në vitin 1942 dhe më pas u rreshtua në formacionet partizane të Zonës së Kurveleshit. Pas çlirimit studioi në ish-Jugosllavi në Shkollën e Aviacionit. Në vitin 1947, ndërsa po jepte provimin për pilot, avioni i tij pësoi katastrofë ajrore në afërsi të Ljubjanës, Slloveni. Është varrosur në Lubjanë.