Jump to content

Ilir Lluka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ilir Lluka eshte nje artist audiovizual dhe kompozitor i muzikes elektronike (lindur ne 11.09.1984, Tirane) aktiv ne fushen e muzikes drone/avantgarde. Punimet e Llukes jane paraqitje surrealiste te asociuara me elemente te jetes se perditshme te zhvilluara ne nje background gati si prej endrre. Muzika e tij eshte pershkruar si udhetim i thelle mendor surreal dhe atmosferik ne lokacione te papercaktuara.

Aspekti teknik i muzikes se Ilirit perfshin software qe ai dizenjon posacerisht per secilin punim dhe duke kombinuar tinguj elektronike, regjistrime zanore ne terren (field-recordings), instrumenta akustike (si violoncel, kontrabas, etj shpeshhere te perdorur me shume distorsion) dhe poezi.

Lluka ka kryer studimet e larta per shkenca politike ndersa ka studiuar ne menyre autodidakte teknikat e sound-design dhe perpunimit te tingullit ne nivelin e tyre akademik dhe praktik. Ai eshte gjithashtu dhe autor i disa softwareve per kompozim dhe perpunim zanor disa prej te cileve jane te publikuar ne websitin e tij.

Ilir Lluka ka publikuar albume dhe singles ne shtepi diskografike jashte vendit si: Nostress Label (Itali), Batenim Netlabel (Itali), Irregular Crates (UK), Unexplained Sounds (Itali), Ozky E-Sound (Itali), Sonospace Records (Angli), Music Numbers (Spanje), Manyfeetunder (Itali), Mignight Radio (Gjermani), IFAR Label (UK, US, Kanada), Petroglyph Records (Norvegji).

Pervec albumeve ai ka kompozuar gjithashtu muzike per instalacione dhe kinema eksperimentale dhe ka performuar live ne galeri arti dhe ambiente kulturore si Muzeu Historik Kombetar, etj dhe ne festivale nderkombetare sound-arti si ne Poesia Carnosa Festival (Rome, Itali), MainOFF Festival (Palermo, Itali), Kinisi Festival (Santorini, Greqi), To Be Continued Festival (Itali, edicioni 2016 dhe 2018) etj. Punimet e tij audiovizuale jane paraqitur ne ekspozita nderkombetare si "Remembering In Form" (Heike Strelow Gallery - Frankfurt, Gjermani), "Muslim Mulliqi Prize 2016" (Galeria Kombetare e Arteve - Prishtine, Kosove), Mediterranea 18: Young Artists Biennale (Tirane, Shqiperi), "Onufri XXII" (Galeria Kombetare e Arteve - Tirane, Shqiperi) ku dhe fitoi cmimin e pare.