Iliriana Sulkuqi
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Iliriana Kadri Sulkuqi (Fejzullai) u lind lind në qytetin e Elbasanit në vitin 1951. Mbasi mbaroi gjimnazin “Dhaskal Todri” në qytetin e lindjes (1969), vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake të Forcave Tokësore në Tirana. Është diplomuar në vitin 1971. 1971-1995: Oficere , në Akademinë Ushtarake, gazetare në shtypin ushtarak dhe në Shtëpinë Botuese të Ushtrisë. Gjatë kësaj periudhe ka mbaruar studimet për gjuhë-letërsi dhe filozofi. Së fundi ka punuar si gazetare në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë… Nga viti 2004 deri sot jeton në SHBA, New York.
KRIJIMTARIA
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Botimet e para – rreth viteve ‘6o. Është vlerësuar disa herë me çmime të para Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Poezitë e saj janë përkthyer në disa gjuhë si : italisht, greqisht, maqedonisht, bullgarisht, arumanisht, anglisht. Renditet në disa antologji si brenda dhe jashtë vendit, si dhe në Enciklopedinë Shqiptare të Gazetarëve, në “Leksikoni i shkrimtarëve Shqiptarë 1501-2001, me autor Hasan Hasani( Shtëpia Botuese Faik Konica, Prishtinë, 2003). Është anëtare Nderi e Organizatës Shqiptare Amerikane: ”Motrat Qiriazi”,( 15 janar 2006). Eshtë antare e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve.( 5 janar 2006). Është Anëtare Nderi e Shoqatës së Ushtarakëve në rezervë-Dega Athinë (13.04.2008) Është anëtare e Klubit të Shkrimtarëve “Drita” dhe Kryeredaktore e Revistës Letrare Artistike “Pelegrin”.
Libra të botuar:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- -“Më kërkojnë sytë e nënës”(1974)
- - Ç’u fala stinëve që ikën?”(1988)
- -“Të jesh grua”(1990)
- -“Do të jetoj”( Rozafa-1996)
- -“Trokit dhe zgjo”( “Egnatia”- 2000)
- -“Kush ma vrau OFELINË” – italisht-shqip( Toena-2000)
- -“Për një mollë që hëngri Eva…”( Prishtinë- gusht 2002)
- -“(F) Shihemi në sy”(janar –shkurt 2002)
- -“Pulëbardhë në det’ të zi”( “Ilar”-maj 2002
- -“Lirika” (Medaur-2003)
- -“Hajku”- bashkëautorë(“Egnatia”-2004)
- -“…Më kërkon falje” (Arbëria-2004)
- - “ Poezi” (dy libra në Një) (botimet “Snaj”-2007)
Çmimet:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Çmimi i tretë për vëllimin poetik ”Ç’u fala stinëve që ikën”, (1988), në konkursin me rastin e 45 vjetorit të Krijimit të Ushtrisë Popullore, organizuar nga Ministria e mbrojtjes dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë
- -Çmimi i parë ( në poezi), në konkursin e shpallur me rastin e 45 vjetorit të revistës “Shqiptarja e Re”.(15.8.1988)
- -Çmimi i tretë për vëllimin poetik dygjuhesh shqip-italisht “ Ma vranë Ofelinë!....Oiii...Oiii....! “, dhënë nga Ministria e Arsimit , Kulturës dhe e Sporteve si dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe e artistëve të Shqipërisë në Ditët e Poezisë Shqipe”Lulet e Verës”, maj 2001
- -Çmimi i parë- për poezinë më të bukur për Dashurinë, në Ditët poetike ballkanike 2.06. 2002- Korçë.
- -Çmim të veçantë në takimin ballkanik “Ditët e Asdrenit”-Shkup(2005)
- -Çmimi i parë - për poezinë më të mirë në takimin poetik”Pëllumbat e Bashtovës”, akorduar nga Dega e Lidhjes se shkrimtarëve, Durrës, 4 tetor 2005.
- -Çmimi “Migjeni” (2007) revista “Kuvendi”- Miçigan-SHBA
- -Çmimi “Ali Asllani”-liriku më i mirë i vitit (maj 2008), akorduar nga Ambasada Shqiptare në Athinë dhe Klubi i shkrimtarëve shqiptarë të kundondodhur në botë “Drita”, për vëllimin poetik “Poezi”.