Ilirjan Celibashi
Ilirjan Celibashi | |
|---|---|
| Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve | |
Titullar | |
| Në detyrë 5 Tetor 2020 | |
| Paraprirë nga | Klement Zguri |
| Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin | |
| Në detyrë 15 Shtator 2013 – 14 Gusht 2014 | |
| Pasuar nga | Ermonela Felaj |
| Kryetar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve | |
| Në detyrë 10 Shkurt 2001 – 30 Mars 2006 | |
| Pasuar nga | Çlirim Gjata |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 2 tetor 1969 (56 vjeç) Çorovodë, Skrapar, Shqipëri |
| Nënshtetësia | Shqiptare |
| Shkollimi | Universiteti i Tiranës |
| Punësimi | Jurist |
Ilirjan Celibashi (lindur më 2 tetor 1969) është jurist dhe politikan shqiptar, aktualisht Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Më parë ka qenë gjyqtar, deputet dhe ministër.
Jeta e hershme dhe arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ilirjan Celibashi ka lindur në Çorovodë, Skrapar, më 2 tetor 1969. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës, ku në vitin 1992 u diplomua jurist.
Karriera profesionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në korrik të vitit 1992, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Fier. Më pas shërbeu si Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë në Mallakastër deri në janar 1998. Gjithashtu ka shërbyer si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit në Durrës.
Aktiviteti politik dhe publik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në tetor 1998, u emërua Zëvendësministër i Rendit Publik. Nga viti 2001 deri në 2006, ishte Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku organizoi zgjedhjet parlamentare dhe lokale.
Në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Qarkun e Fierit, për Partinë Socialiste.
Në vitin 2013, u emërua Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Në 5 tetor 2020, u rikthye si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve.