Illyrian Adventure
Illyrian Adventure është roman aventuristik i shkrimtarit amerikan Lloyd Alexander, ndër të tjera i përkthyer edhe në gjuhën gjermane nën titullin Abenteuer in Illyrien.
Parathënia e autorit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Romani aventuristik i autorit internacional të kurorëzuar nga disa shpërblime, zhvillohet në Iliri, një shtetë i vogël ballkanik i anashkaluar, në fund të shekulli XIX.
Vespa Holly, një vajzë e bukur, inteligjente me plotë elan pregadite me profesorin e saj Garret për Iliri, ashtu që të vazhdonin hulumtimet arkeologjike të ndërprera nga babi i vdekur. Në Iliri ata bien në intrigën politike që kishte shpërthyer ashpër në mes të dy grupeve të armiqësuara të popullit.
Fjalë të çuditshme kishin marrë dheun, thuhej që jetonte Vartani, i dashuri dhe heroi popullorë i mrekullueshëm Ilir nga shekulli i XII jetonte ende, po ashtu si thoshte kënga dhe këtë e besonin shumë ilirianë ? Çka është me trimin magjikë? Dhe kush është përgjegjës për atentatin mbi Vesper-in.
Vesper dhe profesori Garret nuk frigohen nga këo dhe së shpejti bëjnë një zbulim fantastikë...
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një arkeologe, e bija e një arkeologu të famshëm amerikan i vrarë në Iliri, i propozon profesorit të saj të vazhdojnë hulumtiet e të atit që një herit kishte qenë edhe mik i ngusht i profesorit të saj. Profesori edhe përkundër dyshimeve se kjo do të merte fund të mirë nuk e lë vetëm bijen inteligjente të mikut të tij, dhe kur informohet se Vespa kishte marë lejen e qëndrimit në Iliri, fillon organizimin e ekspeditës arkeologjike.
Qëllimi i vajzës ishte spastrimi i fjalëve që kishin marë dheun amerikanë për të atin e saj. Spekulime të ndryshme që thonin se në kohët e fundit i ati i saj kishte filluar të matufosej dhe të fliste teori të çmendura.
Ekspedita fillon me nisje e një trajekti kundërmues nga porti i Filadelfisë. Përderisa profesori ishte i koncetruar në punët e lejeve udhëtuese të cialt për shtete e vogla janë një breg letrash, Vespa që në barakat e doganës fillon të gjejë vetën dhe me veshjen dhe sjelljet e saja povokon jo vetëm nëpunësit por edhe popullin përreth saj.