Jump to content

Ilmije

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ilmija)

Ilmije është një nga katër institucionet që ekzistonin brenda organizimit shtetëror të Perandorisë Osmane, tre të tjerat janë perandoraku (mylkije), ushtaraku (sejfije) dhe administrativi (kalemije).

Funksioni i ilmijes ishte që të përhapte fenë myslimane, të mundësonte që sheriati të zbatohej siç duhet brenda gjykatave, si dhe të mundësonte që ai të interpretohej dhe të mësohej siç duhet brenda sistemit shkollor osman. Zhvillimi i ilmijes u bë gjatë shekullit të gjashtëmbëdhjetë, duke përthithur në këtë proces ulematë, klasën e arsimuar të dijetarëve të jurisprudencës islame.