Jump to content

Implantus by Dr. Roland Zhuka & Dr. Eliona Prifti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Implantus, si klinika e parë dentare në vend brenda një spitali, duke ecur përkrah inovacioneve më të fundit në fushën e stomatologjisë, me një eksperiencë prej dekadash dhe një numër të lartë kualifikimesh të ekspertëve dentarë sigurohet që çdo pacient të marrë vëmendjen e merituar.

Jemi të dedikuar t’ju asistojmë plotësisht që nga momenti i hyrjes në klinikë deri në fund të procedurës. Zgjedhja më e mirë që mund të bëni për kujdesin tuaj dentar është Implantus.

Klinika jonë ju mundëson rritjen e vetëbesimit nëpërmjet buzëqeshjeve natyrale që realizojmë duke krijuar harmoni ideale me portretin tuaj.

Ekzistenca e laboratorit tonë me të gjithë mjetet e pajisjet brenda klinikës ia lehtëson të gjithë pacientëve procesin e marrjes së një shërbimi 360° duke realizuar kështu një komunikim perfekt mes pacientit, laborantit dhe mjekut dentist.

Synojmë të përdorim gjithnjë metodat më të fundit të stomatologjisë në botë, duke ndjekur ritmin e ekspertizës më të lartë dentare e për këtë arsye ofrojmë dhe cilësinë më të mirë të shërbimeve në vend.

Të orientuar nga pasioni dhe profesionalizmi i ekspertëve tanë, përkushtimi ndaj nevojave të secilit pacient është maksimal. Gjithçka nis me një konsultë për të përcaktuar trajtimin më të përshtatshëm për çdo individ.

Stafi ynë mjekësor përbëhet nga mjekët më të mirë në fushën e tyrë të ekspertizës, duke u trajnuar shpesh në konferenca ndërkombëtare, workshops dhe seminare.

Ekipi ynë premton nivelin më të lartë të kujdesit dentar ndaj çdo pacienti dhe krahas trajtimit të problemeve më komplekse orale, ne jemi këtu për t'ju ofruar mjetet, edukimin dhe të gjitha burimet e nevojshme për marrjen e vendimeve më të mira për shëndetin tuaj.

Dr. Roland Zhuka, themelues i Implantus, specializuar në Implantologji të Avancuar.

Në Implantus, jemi shumë të përkushtuar për të ofruar cilësinë më të lartë të kujdesit dentar duke filluar nga promovimi i shëndetit oral, ofrimi i shërbimeve komplekse dentare dhe zbatimi i stomatologjisë estetike për të siguruar një përvojë të shkëlqyer të pacientit.[1]

  1. ^ "Dr. Roland Zhuka - Dentisti më i mirë në Shqipëri". Implantus. Marrë më 2023-05-22.