Informacioni kontabël
Informacioni kontabël është informacioni i cili jepet mbi rrjedhat kontable ose nga rrjedhat kontable, ku në rastin e dytë ky informacion ndihmon në marrjen e vendimeve rreth biznesit.
Roli i informacionit në drejtimin e një sistemi ekonomik është padyshim shumë i madh. Në ketë kuadër kontabiliteti dhe informacioni që ai siguron është i nevojshëm për të gjitha nivelet e drejtimit ekonomik, për të gjithë personat fizik dhe juridik që kryejnë një aktivitet të caktuar ekonomik. Të gjithä ata që kanë lidhje me jetën e një njesie ekonomike, pronarët (aksionerët), furnitorët, bankat, shteti etj., dëshirojnë të kenë një kuadër të përpikët dhe të përditësuar të ecurisë së njësisë ekonomike. Kjo kërkesë plotësohet prej kontabilitetit nëpërmjet regjistrimit besnik dhe rigoroz të të gjitha ngjarjeve ekonomike me të cilat njësia ekonomike është e lidhur. Të dhënat e kontabilitetit janë për më tepër të një rëndesie shumë të madhe në procesin e marrjes së vendimeve të drejtimit të njesisë ekonomike.
Të gjithë ne përdorim informacionin për të na ndihmuar në marrjen e vendimeve, qofshin ato vendime personale apo edhe vendime biznesi. Informacioni përfshinë fakte, ide dhe koncepte që na ndihmojne për të kuptuar botën. Për të përdorur informacionin, ne duhet të jemi të aftë ta interpretojmë atë dhe të kuptojmë kufizimet e tij. Informacioni i varfër apo përdorimi jo i drejtë i informacionit shpesh çon në marrjen e vendimeve të dobëta dhe jo të drejta.
Informacioni kontabël ndihmon në marrjen e vendimeve rreth bizneseve. Ato ndihmojnë vendimmarrësit të përcaktojnë ku janë, ku është dashur të jenë dhe ku janë duke shkuar. Shfrytëzuesit primarë të informacionit kontabël janë kreditorët, investitorët, menaxheret si dhe individë dhe organizata të tjera të interesuara për atë informacion kontabël.[1]
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dr.sc. Skender Ahmeti; Kontabiliteti financiar, Prishtinë 2007.
Ky artikull nga Ekonomia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |