Inspektorati i Punës (Kosovë)
Inspektorati i Punës është është organ i pavarur i administratës shtetërore i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve. IP është i vetmi organ në kuadër të pushtetit ekzekutiv të Republikës së Kosovës i cili bënë monitorimin e zbatimit të legjislacionit nga fusha e marrëdhënies së punës si dhe sigurisë dhe shëndetit në punë. Baza ligjore për themelimin dhe funksionimin e IP është përcaktuar me Ligjin nr. 2002/9 mbi Inspektoratin e Punës në Kosovë, Ligjit Nr. 03/L-017 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Inspektoratin e Punës 2002/9 si edhe me Rregulloren Nr.15/2015 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në IP.[1]
IP udhëhiqet nga Kryeinspektori i Inspektratit të Punës, i cili për punën e tij dhe të institucionit që udhëheq i raporton drejtpërdrejt ministrit të MFPT-së.
Inspektorati i Punës mbikëqyrë zbatimin e Ligjit të Punës Nr.03/L-212 , si dhe Ligjin Nr. 04/L-161 Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Gjithashtu Inspektorati i Punës mbikëqyrë edhe zbatimin e disa dispozitave të disa ligjeve të tjera siç janë:[1]
- Ligji nr. 04/L-156 për kontrollin e duhanit
- Ligji nr. 04/L-219 për të huajt
- Ligji nr. 03/L-200 për grevat
- Ligji nr. 03/L-019 për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara
- Ligji Nr. 02/l-81 për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me qumshtë gjiri
- Zbatueshmërinë e akteve nënligjore që dalin nga këto ligje dhe që lidhen me marrëdhënien e punës si dhe sigurinë dhe shëndetin në punë.
Përcaktimi dhe shqiptimi i gjobave për shkeljen e dispozitave të ligjit të punës sanksionohet me Udhëzimin administrativ 01/2011 për përcaktimin dhe shqiptimin e gjobave për shkeljen e dispozitave të ligjit të punës, ndërsa ligjet tjera kanë shumat e përcaktuara varësisht prej Ligjit.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqja e rrjetit e inspektoratit - https://ip.rks-gov.net/