Inteligjenca Emocionale (libër)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Inteligjenca Emocionale: Pse mund të ketë rëndësi se IQ-ja (Anglisht: Emotional Intelligence: Why It Can Matter More Than IQ) është libër i vitit 1995 nga psikologu amerikan Daniel Goleman. Në këtë libër, Goleman përmend se inteligjenca emocionale është po aq e rëndësishme sa IQ-ja. Autori na tërheq vëmendjen se këndvështrimi ynë për inteligjencën njerëzore është shumë i ngushtë. Arsyeja është se ne injorojmë një sërë aftësish që kanë ndikim shumë të madh në ecurinë e jetës sonë.

Sot, shumë vite pas botimit të parë të veprës, termi "inteligjencë emocionale" është bërë pjesë e të folurit tonë të përditshëm. Duke u mbështetur në hulumtime shkencore që sjellin risi në fushën e studimit të funksionit të trurit dhe të sjelljes njerëzore, Goleman na parashtron faktorët të cilët bëjnë që një person me IQ të lartë të mos arrijë ndonjë gjë të madhe në jetë, ndërkohë që një me IQ mesatare t'i kapë majat e suksesit.

Këta faktorë në të cilët përfshihet vetënjohja, vetëpërmbajtja dhe empatia, i japin një kuptim tjetër të qenit "i mençur". Edhe pse bazat e saj ndërtohen nga përvojat e fëmijërisë, inteligjenca emocionale mund të ushqehet nga përvojat e fëmijërisë, inteligjenca emocionale mund të ushqehet edhe në moshë të pjekur. Përfitimet që ajo do të na sjellë në shëndet, në marrëdhënie dhe në punë mund të jenë të menjëhershme.

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]