Interneti - komunikimet kompjuterike (libër)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Interneti-komunikimet kompjuterike
U lind në6 shkurt, 1963
Pejë
Vdiqjeton
jeton
Kombësiashqiptare
Profesioniedukator, informatikan

Interneti – komunikimet kompjuterike është libër i lëmisë së informatikës shkruar nga Dr. Edmond Beqiri. Autori librin e botoi pas suksesit të jashtzakonshëm të librit universitar “Bazat e informatikës”, i cili është botuar dy herë brenda një periudhe të shkurtër njëvjeçare (1998 dhe 1999). Këtë herë botues i librit është Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) me donacion të Qeverisë amerikane. Libri është i formatit standard B5, me nivel të lartë të realizimit teknik dhe ka 256 faqe.

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Autori dr. Edmond Beqiri në fillim të librit bëri shtjellimin e shkurtër të rrjetave kompjuterike dhe të komunikimeve kompjuterike, mënyrat se si janë ato të organizuara, çka janë rrjetat LAN dhe WAN, çka janë protokolet, cilin sistem operativ duhet shfrytëzuar për rrjeta kompjuterike, çka është rrjeti publik kompjuterik, cilat janë serviset online (në linjë) etj.


Më tutje në libër shpjegohen konceptet themelore për multimedia dhe për Internet. Në këtë pjesë bëhet fjalë për World Wide Web-i, si punon dhe si shfrytëzohet vebi.

Janë përfshirë edhe temat me përgjigjet se çka është posta elektronike (e-mail-i), si hapet e-mail adresa, si dërgohen dhe pranohen mesazhet, si barten ato deri te adresa korrekte, si bëhet bartja e mesazhit në më shumë adresa, si ndërtohet libri i adresave etj.

Në librin “Interneti-komunikimet kompjuterike”, poashtu mund të lexohet për mundësinë e kyçjes në Internet, lidhjen në Internet nëpërmes kompjuterëve ruterë dhe Gateway, provajderët e Internetit, adresimin në Internet, pajisjet e nevojshme për kyçje në Internet dhe si bëhet qasja në Internet.

Janë trajtuar brovserët e Internetit Microsoft Internet Explorer dhe Netscape Navigator, duke i prezantuar përparësitë dhe dobësitë e të dy brovserëve.

Hulumtimet akademike dhe profesionale nëpër Internet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për hulumtimin nëpër Internet, në librin “Interneti-komunikimet kompjuterike”, është bërë fokusimi në programet-vegla për hulumtim si: WebCrawler, Lycos, Infoseek Search, World Wide Worm etj. si dhe të ashtuquajturat direktoriumet e Internetit: Yahoo, AltaVista, MSN, InfoSpace etj. Këtu lexuesi mund të kuptojë se si bëhen hulumtimet akademike dhe profesionale. Në disa faqe janë shpjeguar edhe disa sajte interesante siç janë sajtet referale: Britannica, DeepCanyon, GuruNet,Google, Northern Light etj.

Shitblerja nëpërmes Internetit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shumë njerëz të shteteve të perëndimit blejnë dhe shesin mallra nëpërmes Internetit. Për këtë arsye janë shqyrtuar disa kategori të shopingut (shitblerjes) nëpërmes Internetit të cilat janë mjaftë të dobishme dhe bukur të disenjuara. Janë trajtuar sajtet: Bizrate, DealTime, Productopia, Dell, Gateway, NECX, Outpost, Amazon, Fashionmall, FreeShop, Andale, Auctions, I Want etj.

Transferimi i të dhënave nga Interneti dhe në Internet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Libri “Interneti-komunikimet kompjuterike”, përfshinë transferimin e të dhënave dhe të programeve nga Interneti (Download) si dhe transferimin e të dhënave nga kompjuteri i shfrytëzuesit deri në Internet duke shfrytëzuar FTP-në. Në disa hapa është shpjeguar se si bëhet transferimi i softverit nga Interneti.

Kompresimi dhe dekompresimi i fajllave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këtu poashtu është bërë fjalë për kompresimin e fajllave, si bëhet, cili program duhet shfrytëzuar për kompresim, ku mund të merret programi si dhe nëpërmes shembullit konkret është shpjeguar kompresimi dhe dekompresimi i fajllave në aplikacionin WinZip.


Krijimi i Veb-faqes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pjesa e fundit e librit shpjegon se çka është disenji i Veb-faqeve. Është shpjeguar krijimi i veb-faqes në kodin burimor HTML si dhe pas kësaj me një shembull është shpjeguar krijimi i veb-faqes në aplikacionin Microsoft FrontPage. Lexuesi poashtu mund të informohet se cilat mjete duhet përdorur për të ndërtuar Veb-prezantimin më kompleks. Disa nga fjalët e recensentit në këtë libër, dr. Gary W. Salnow-it, i cili është profesor i rregullt në Universitetin Shtetëror të San Franciskos dhe është autor i shtatë librave për Internet dhe për komunikime janë “Me anë të librit Interneti-komunikimet kompjuterike është tentuar që të shpjegohen disa kuptime të Internetit ashtu që të kuptohen shpejtë dhe lehtë. Interneti vërtet është bërë shoqërues i dobishëm i njeriut në mënyra të panumërta”. Libri “Interneti-komunikimet kompjuterike” është në fazën e përkthimit në gjuhën angleze, meqenëse është rekomanduar që të përdoret si manual për trajnim në kurset e Internetit të misioneve Organizatës të Ndërkombëtare për Migracion (IOM) në vendet e ndryshme të botës. Këtë libër mund të gjani në Qendrat e Internetit të IOM-së në: Prishtinë (Biblioteka universitare), Pejë, Mitrovicë, Prizren, Gjilan, Ferizaj dhe Gjakovë. Konsideroj se është libër shumë i rëndësishëm për shfrytëzuesit e kompjuterëve, prandaj e rekomandoj ngrohtë dhe i ftoj shfrytëzuesit e internetit që ta kanë pranë vetes gjatë punës së tyre.

Burimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Koha ditore, shtojca "Koha për Internet", recension nga inxh.dip.Besim Zhara