Jump to content

Interpret europe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Interpret Europe
Formuar më2010, Germany,
LlojiOrganizatë bamirëse
Rajoni i shërbimit
Mbarë-Evropiane
Anëtarë
598 in 48 countries
Njerëzit kyç
Thorsten Ludwig dheHelena Vičič , Drejtorë Ekzekutiv
Faqja në internetwww.interpret-europe.net www.interpreteuropeconference.net

"Interpret Europe – European Association for Heritage Interpretation" është një organizatë ndërkombëtare që mbështetet tek anëtarësia, e regjistruar si shoqatë bamirësie në Gjermani që prej vitit 2010.

Anëtarët vijnë nga shoqatat, institucione, kompanitë dhe si individë. Rreth 90% e anëtarëve janë nga Evropa.[1]

Interpretimi mbi trashëgiminë u zhvillua në Parqet Kombëtare në US përgjatë gjysmës së parë të shekullit XX dhe u përkufizua për herë të parë në vitin 1957[2] Organizata e parë kombëtare në Europë ishte Shoqata për Interpretimin e Trashëgimisë Britanike, (Society for the Interpretation of Britain's Heritage), themeleuar në 1975.[3] nga Freeman Tilden. Shoqata e parë kombëtare në Europë është Shoqata për Intepretimin e Trashëgimisë Britanike, e themeluar në vitin 1975. Interpret Europe u zhvillua fillimisht si një grupim organizatash në vitin 2000, ndërkohë që Shoqata u themelua ligjërisht me 14 korrik 2010 në Slloveni.[4]

Interpret Europe funksionon me një sistem me dy nivele, me një Bord Ekzekutiv Drejtuesish dhe një Komitet Mbikëqyrës. Bordi i Drejtuesve menaxhon organizatën dhe ka në përbërje të paktën dy anëtarë, secili i autorizuar për të vepruar si përfaqësues ligjor. Bordi i Drejtuesve emërohet nga një Komitet Mbikëqyrës, i cili përbëhet nga tre deri në nëntë anëtarë. Komiteti Mbikëqyrës zgjidhet nga Asambleja e Përgjithshme, e cila duhet të miratojë aktivitetet e Bordit të Drejtuesve dhe Komitetit Mbikëqyrës.[5]

Interpret Europe punon për kërkimin dhe praktikën mbi fushën e interpretimit të trashëgimisë.[6]

Interpretimi i trashëgimisë është një qasje jo formale e të mësuarit, që inkurajon njerëzit të kërkojnë më tepër për kuptimet që trashëgimia natyrore dhe kulturore përfaqëson, përmes përvojës së drejtpërdrejtë në vendet me trashëgimi, objekte apo aktivitete. Kjo përfaqëson një qasje mbarë botërore, e cila përdoret në zonat e mbrojtura, monumentet, në muze apo në kopshtet zoologjike dhe botanike.

Interpret Europe promovon vetveten si një platformë Evropiane për bashkëpunim dhe shkëmbim midis këtyre institucioneve, ashtu si edhe universiteteve në të cilat mësohet për interpretimin e trashëgimisë.

Interpret Europe organizon konferenca, merr pjesë në projekte ndërkombëtare dhe organizon aktivitete trajnuese.

Konferencat, zakonisht përfaqësojnë rreth 100 prezantime, workshope dhe vizita studimore, me kontributin e pjesëmarrësve që marrin pjesë në to. Konferencat e Interpret Europe janë organizuar në Gjermani (2011), Itali (2012), Suedi (2013), Kroaci (2014) dhe Poloni (2015). Konferenca e vitit 2016 e Interpret Europe në Belgjikë adresoi temën ‘’Intepretimi i trashëgimisë- për të ardhmen e Evropës’’ dhe iu dedikua pyetjes se si përvoja e të vizituarit të vendeve historike ndihmon në të mësuarin rreth fushave, siç janë të drejtat e njeriut, aktivizmi social dhe paqja.

Projektet ndërkombëtare përqendrohen në një sërë fushash, duke përfshirë zhvillimin e kritereve cilësore Evropiane (Projekti LEADER “Transinterpret”, Projekti Leonardo “TOPAS’’), zhvillimin e kurseve trajnuese (Projekti Leonardo “HeriQ”), të punuarit me target-grupe specifike (Projekti Grundtvig “HISA”) dhe të punuarit me qasjet mbi të mësuarin e bazuar tek aftësitë (Projekti Leonardo “IOEH”, Projekti Grundtvig “InHerit”).

Aktivitetet trajnuese ofrohen në gjuhë të ndryshme dhe aktualisht përfshijnë trajnimin e guidave dhe trajnues të guidave në qendra vizitorësh, siç janë parqet apo muzetë.

Interpret Europe është pjesë e një aleance globale, duke bashkëpunuar me Shoqatën Kombëtare të Intepretimit (USA), Interpretation Canada, Interpretation Australia dhe partneritete e nisma të tjera. Në Evropë, ka aktualisht projekte të përbashkëta me Shoqatën për Interpretimin e Trashëgimisë (UK) dhe me Sdružení pro interpretaci místního dědictví (Republika Ceke). Interpret Europe është gjithashtu pjesë e një shkëmbimi me Asociación para la Interpretación del Patrimonio (Spanjë) dhe me Associação de Interpretação do Património Natural e Cultural (Portugali). Interpret Europe mbështet zhvillimin e mëtejshëm të shoqatave kombëtare në Europë.

  1. ^ "Interpret Europe Newsletter". Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2016. Marrë më 30 dhjetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Freeman Tilden: Interpreting Our Heritage. University of North Carolina Press, Chapel Hill 1957
  3. ^ "Association for Heritage Interpretation - What is AHI?". Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2016. Marrë më 30 dhjetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "About Interpret Europe - Our History". Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2018. Marrë më 30 dhjetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Interpret Europe Constitution
  6. ^ "Freiburška deklaracija". Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2020. Marrë më 30 dhjetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)