Inxhinieri matematike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Inxhinieria Matematike është një profesion i ri që mbështetet në botkuptimin inxhinierik dhe në një spekter të gjërë njohurish themelore. Ne kete profesion bashkohen njohja e gjere e metodologjive moderne matematiko-numerike me analizën e zgjidhjeve të problemeve konkrete të projektimit dhe administrimit. Ndërsa në shkencë dhe në teknikë përdoren gjithmonë e më shumë instrumente të matematikës, profesioni i inxhinierit matematik bëhet më tepër i kërkuar. Kursi i studimit te diplomes “Inxhinieri Matematike” synon të formojë profesionistë që të jenë ne gjendje te perballojne studimin e sistemeve komplekse, ne te cilet eshte prezente nje nderthurje e forte midis njohurive tekniko-shkencore te ndryshme, duke shfrytëzuar ne menyre inxhinierike metodologjite qe ofrojne sektoret e ndryshem te Matematikes se Zbatuar. Kursi nderthuret me kurse te inxhinierive ekzistuese, duke qene mjaft i ndryshem nga kurset e studimeve ne Matematike ose ne Matematiken e Zbatuar, qe ofrohen aktualisht nga Fakulteti i Shkencave te Natyres, i Universitetit te Tiranes. Studenti merr njohuri ‘’fizike’’mbi problemet nepermjet nje sere lendesh duke filluar nga Fizika qe eshte baze ne kete kurs deri te Kimia, nga Informatika tek Ekonomia. Disa lende baze te Inxhinierise e paisin studentin me njohurite tipike te zakonshme te inxhinierit dhe me sensin e gjykimin teknologjik per t’u perballur me probleme komplekse. Studenti aftesohet gjithashtu ne perdorimin e teknologjise kompjuterike dhe softeve matematike. Inxhinieria Matemati eshte nje dege studimi ne Universitetin Politeknik,prane Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike.

[1] Inxhinieria Matematike i ofron studenteve mundesine per te studiuar matematiken e paster dhe te aplikuar si komponente te inxhinierise moderne. Duke kombinuar kurset e matematikes, statistikes, fizikes, kimise, informatikes, ekonomise i siguron studenteve nje baze te gjere per te vazhduar studimet pasuniversitare ne te gjithe deget e ndryshme te inxhinierise perfshire dhe ne matematike dhe i pergatit studentet per nje karriere ne sektore te vecante te industrise apo biznesit.

Mundesite : Ofron nje themel te forte per studimet pasuniversitare ne matematike, ekonomi, biznes dhe ligj.

Mundesite e punes:Analist financiar, biznesi, ligji, bankat, kompani sigurimi, industrite e teknologjise se larte dhe ne fusha te tjera.

Masterat e ofruar per kete dege:

  1. Master shkencor ne Inxhinieri Matematike
  2. Master profesional Analize Matematike
  3. Aktuaristike.

Te gjithe keto drejtime ofrohen prane Fakultetit te Inxhinierise Matematike dhe Inxhinierise Fizike, Universiteti Politeknik, Tirane ,Albania.