Isa Elezaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Isa Elezaj ka lindur më 21.10.1953 në Morinë të Gjakovës. Ka kryer studimet universitare gjatë viteve 1972-1976, F.SH.M.N në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës. Ka magjistruar në Shkencat Biologjike në universitetin e Zagrebit në vitin 1983. Në 1989 ka kryer doktoraturën në Universitetin e Prishtinës dukë marrë titullin Doktor i Shkencave të Biologjisë.

Ka punuar si profesor në shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli”- Prishtinë mes viteve 1976-1982. Në vitin 1983-2010 ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës.

Gjatë viteve 2006-2009 Isa Elazaj ka qenë Dekan i Fakultetit të Shkencave Natyrore, ndërsa mes viteve 2000-2009 anëtar i Senatit të Universitetit të Prishtinës. Aktualisht është anëtar i Komisionit Qendror për Studime të Doktoraturës në Universitetin e Prishtinës me një mandatë tre vjeçar.