Jump to content

Islam Dobra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Islam Dobra

Islam Dobra (1934 - 2012) historian dhe veteran i arsimit nga komuna e Drenasit.

Islam Dobra (i lagjes Gashi), u lind në fshatin Vërboc (Fortesë) të Drenicës, komuna e Drenasit, më 1934. Shkollën fillore e kreu në Tërstenik, ndërsa gjimnazin e ulët në Drenas, më 1953.

I përket gjeneratës së parë të semimaturantëve të Drenicës ( 42 veta), të diplomuar në gjimnazin e Skënderajt e të Drenasit. Nga viti 1953 deri në vitin 1959, për gjashtë vite rresht bredh poshtë e lart duke bërë përpjekje të parreshtura për të fituar të drejtën për shkollim, por kot, sepse, për të, dyert e shkollave ishin të mbyllura. Më në fund, profesor Musa Gashi, tash doktor i shkencave të gjeografisë, gjysmë ilegalisht e pranon si nxënës në paralelen e tij, fillimisht duke mos e regjistruar fare në ditar.

Islam Dobra shkollën e mesme – gjimnazin e kreu në Mitrovicë, më 1961, ndërkaq Fakultetin Filozofik – Degën e Historisë, si dhe studimet pasuniversitare i kreu në Prishtinë, më 1977. Në këtë vit magjistroi me temën “Drenica në Luftën Nacionalçlirimtare 1941-1945”, ndërsa doktoroi me temën “Qëndrimi i Italisë ndaj çështjes shqiptare 1908 –1912”( përgatitur në Romë dhe mbrojtur në Prishtinë).

Islam Dobra ishtë bashkëpunëtor i Institutit të Historisë në Prishtinë. Për një kohë të gjatë ka bashkëpunur me revistat tona si: “Përparimi”, “Kosova”, “Gjurmime alabanologjike - seria histori" dhe me shtypin e kohës. Me punime shkencore ka marrë pjesë në tubime e simpoziume brenda dhe jashtë vendit.[1]

  • ”Lufta e Drenicës 1941 – 1945” – temë magjistrature, 1977
  • ”Krerë dhe prijës të Lëvizje Kombëtare nga Drenica 1878 – 1948 ”, pjesa e parë, Prishtinë 1996
  • ”Krerë dhe prijës të Lëvizje Kombëtare nga Drenica 1878 – 1948 ”, pjesa e dytë, Prishtinë 1997
  • ”Lufta e Drenicës 1941 – 1945 dhe NDSH në Kosovë deri në vitin 1947”, botimi i dytë i plotësuar, 1997, Prishtinë
  • “Sylejman Vuçitërna, martir i demokracisë, komandant i ushtrisë kombëtare” (koautor me Bardhyl Vuçitërna), Durrës, Prishtinë, 2000
  • ”Prof. Ymer Berisha ”, monografi, Prishtinë, 2000
  • ”Ali Gashi – themelues i Gjimnazit Shqiptar në Gllogoc (Drenas)”, monografi, Prishtinë, 2001
  • ”Qëndrimi i Italisë ndaj çështjes shqiptare 1878 – 1913” – tezë doktorature, Romë, Prishtinë, 2002
  • “Çështje kombëtare dhe klasore ndër shqiptarë nga Lufta e Dytë Botërore deri në ditët tona”, Prishtinë, 2003
  • “Atdhedashuria e Jasharajve dhe sakrifica e tyre – Adem Jashari”, Prishtinë, 2004
  • “Revolucioni socialist dhe kundërrevolucioni në Kosovë 1941 – 1945 dhe regjimi i pushtetit klasor deri në përmbysjen e tij”, Prishtinë, 2006[2]
  1. ^ Vdiq në moshën 78 vjeçare veterani i arsimit Islam Dobra Arkivuar 7 shtator 2013 tek Wayback Machine www.radioprojekti.dk 12.04.2016
  2. ^ Atdhedashuria e Jasharëve dhe sakrificat e tyre www.forumishqiptar.com 12.04.2016