Islam Thaqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Islam Thaqi Lindi më 11. 10. 1972 në Prizren. E ka përfunduar shkollën e mesme për hotelieri dhe për turizëm.

Aktivitetet e tij datojnë që nga pjesëmarrja aktive në demonstratat e viteve të 90-të. U tregua ushtar i suksesshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 125. Edhe pse është invalid i luftës aktivitetet nuk i ndali edhe pas përfundimit të luftës çlirimtare. Është anëtar i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, anëtar i kryesisë së Shoqatës së të Burgosurve Politikë - dega në Prizren. Që nga viti 2007 punon si menaxher në kompaninë e sigurimit “HEXAGON”.

Është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.