Ismail Gorani
Ismail (Halim) Gorani u lind në fshatin Davidovc të Shtimes më 1903. Ishte kryetar i Komunës së Shtimjes, veprimtar i Komitetit të Kosovës; bashkëpunoi më Ramë Bllacën, Ahmet Shtimjen, Iljaz Agushin dhe me veprimtarë tjerë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. U dëshmua si arsimdashës duke dërguar me mjetet e veta shumë rinj në Shqipëri për të mësuar për ushtarakë dhe kuadro të tjera që i duheshin aq shumë Kosovës; ndihmoi materialisht studentët shqiptarë që studjonin në Universitetin e Beogradit e të Zagrebit. Gjatë viteve 1941-1943 ishte nënprefekt i Ferizajt, veprimtar i shquar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe komandant i vullnetarëve të Shtimjes që luftoi për mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare. Pas vitit 1944 kaloi në ilegalitet, ndërsa në nëntor të vitit 1945 emigroi në Greqi e pastaj u vendos në Damask ku edhe ndërroi jetë më 1974.