Ismail Maliqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Ismail Maliqi lindi më 12 tetor të vitit 1943BusavatëDardanës (ish Kamenicë).Vdiq në një fatkeqësi trfiku në vendin e quajtur ZhabarëMitrovicës26 qershor 1988.

Biografia[redakto | përpunoni burim]

Ismail Ali Maliqi shkollën fillore katër klasëshe e kreu në vendlindje, ndërsa klasat e larta në Gjilan. Në Gjilan kreu edhe shkollën e mesme ekonomike me sukses shembullor në vitin 1958.

Në shtatorin e vitit 1958 regjistrohet në Akademinë e lartë Ushtarake në Beograd, të cilën e kryen me sukses të shkëlqyeshëm në vitin 1962. Filloi të shërbej në Banjallukë, pastaj në. VinkovcKroacisë, Sarajevë ku pas një kohe të shkurtër arrin gradën kapiten të klasit të parë. Ishte ndër oficierët më të rinj në moshë, që merr këtë gradë për një periudhë të shkurtër kohore.

Ismailit iu plotësua dëshira e madhe atëherë kur iu lejua të punoj si eprorë ushtarak në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë për një kohë më të gjatë (1972-1980). Gjatë kësaj kohe aktivitet të madh zhvilloi në regjistrimin e të rinjve shqiptarë në shkollat dhe akademitë ushtarake. Gjatë kësaj kohe ai arrin gradën ushtarake major.

Katër vite transferohet në Leskoc, dhe gjatë kësaj kohe sa ishte në Leskoc arrin gradën e nënkolonelit. Kah viti 1985 Ismaili kthehet në Prishtinë . Udhëheqja e Kosovës e pret krah hapur me mirëseardhje dhe respekt të madh.

Në Prishtinë zhvillon aktivitet të dendur politiko-ushtarak. Ligjëroi lëndën Mbrojtja Popullore I dhe II në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Ishte iniciator kryesor për hapjen e Qendrës stërvitore ushtarake për aftësimin e kuadrove të Mbrojtjes Territoriale në Hajvali dhe kryeshef i sajë. Dha disa iniciativa dhe punoi në projektin për hapjen e fakultetit Ushtarak në Prishhtinë, Por rrethanat politike dhe qëndrimet e Beogradit penguan hapjen e tij.

Ismail Maliqi me kohë kishte regjistruar shkallën e tretë të studimeve në Shkencat politiko-ushtarake në Beograd dhe pak para mbrojtjes së magjistraturës, vdekja e papritur e ndau nga jeta.

Përshkak të rrethanave të atëhershme politike kur Kosovës i përgatitej marrja e autonomisë Ismaili dhe shum eprorë tjerë shqiptarë transferohen nga Prishtinë në viset tjera. Ismaili transferohet në Beograd pa dëshirën e tij.

Pas dy muaj qëndrimi ai merr pushimin vjetor dhe vendos që me familje të shkoj në pushim në Ulqin. Më 26 qershor 1988 Ismaili me familje niset me veturën e vet për në bregdet. Pasi kalon Mitrovicën një malazias, me veturën e vet , e godet drejtpërdrejt. Nga ky aksident i rëndë, Ismaili dhe djali i tij i vogël 5 vjeçar, Iliri, marrin lëndime të rënda dhe vdesin. Ndërsa bashkëshortja me djalin e madh Gazmendin, po ashtu me plagë të rënda, i shpëtojnë vdekjes.

Sot pas aq kohe flitet se vdekja e tij është enigmatike dhe se gjithnjë është dyshuar se ishte apo nuk ishte e kurdisur etj. Ngasësi i veturës që e goditi, një malazezë, thuhet se ishte i dënuar për tri vjet me kusht. Edhe ai kishte pësuar lëndime të rënda. Po pas shërimit në spitalin e Shkupit, u zhduk, nuk doli kurrë para organeve gjygjësore.

Ismaili ishte një ushtarak i aftë e me përspektivë të madhe që të arriën piedestalin më të lartë të karrierës e gradës ushtarake, që një ditë njohuritë dhe aftësitë e veta ushtarake t’i vejë në shërbim të popullit të tij. Vdekja e tij ishte humbje e madhe për atdheun dhe familjen. Ata që e njohën me dhembje e dashuri shprehin respektin dhe krenohen me veprën e tij.

Burim i të dhënave[redakto | përpunoni burim]

  • Halit Sylejmani-Maliqi,-"Busavata ndër shekuj",monografi, Prishtinë 2006.