Jump to content

Busavata

Coordinates: 42°20′N 21°19′E / 42.34°N 21.31°E / 42.34; 21.31
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Busavatë)

42°20′N 21°19′E / 42.34°N 21.31°E / 42.34; 21.31

Busavatë

Busavatë është një vendbanim në komunën e Dardanës, Kosovë.

Shtrihet në perëndim të Dardanës (Kamenica) dhe ka pozitë shumë të volitshme gjeografike, sepse nëpër këtë vendbanim kalojnë rrugët që lidhin tri qendrat komunale. Nëpër Bosavatë kalon rruga më e shkurtër që lidh Prishtinën me Dardanën. Busavata shtrihet në një lartësi mbidetare nga 600-887 m. Maja më e lartë është Çuka, me lartësi mbidetare 887 m. Busavata në perëndim kufizohet me fshatin Makresh, në veri me fshatrat Zmijarnik dhe Miganoc, në jug me fshatin Bozhec, kurse në lindje me fshatin Ruboc.

Lagjet kryesore jane: Durakajt, Ahmetajt, Musat ge kanë mbiemer Maliqi, si dhe Oranet, Ismajli, Prekorogje dhe Haradinajt. Shtrihet kryesisht pergjate rruges Kamenicë-Novobërdë, aty ku ështe koncentruar pjesa më e madhe e popullsisë. Eshtë vendbanim i lashte, ge nga parahistoria. Ne bazë të gjetjeve arkeologjike ne nje shpellë aty afër deshmohet se i takon periudhes se paleolitit. Ne kalanë e shek.II janë zbuluar disa enë, një çekan i kohës se neolitit dhe një peshore e kohës së bronzit; aty genden një shpellë, një kishë e vietër dhe varrezat e vjetra.[1]

Ndër toponimet e njohura në Busavatë janë: Ara e vidhave, livadhi i madh, bashqevina, rrafshina, kodra e vosës, kungullari, rrezja, lugu i demës, ara e misinit, Çuka, lugu, gropshtina, stanet, baret, ligatat, kodra e bokave, lugi i thanës , nën mrize, zavojka, livadhi i pites, rakitat, kroni i milloshit, kroni i hajdukut, gurna,te fetahovit, te bejtovit,te gjelovit,te bajrovit,t eoranet,te rekalit,te guri i hoxhes,te hajredint, etj.

Në bazë të shënimeve, shtëpi për shtëpi, në fillim të vitit 2005 , Busavata ka pasur 182 familje me 1120 banorë. Ndërsa ne vitin 2014 sipas matjeve të fundit, ky fshat aktualisht ka 96 familje dhe gjithsej 270 banorë. Këtu janë përfshirë edhe familjet të cilat përkohësisht jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme. Jasht Busavatës jetojnë 358 familje me 1890 banorë. Gjithësejt 540 familje me 3010 banorë. Prej tyre në botën e jashtme jetojnë 141 familje me 630 banorë.

Pasuritë natyrore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasuritë natvrore te ketij vendbanimi jane: shkembinjte e mermerte, andeziti, nikeli, plumbi, argjendi etj.[1]

  1. ^ a b Leksikon Vendbanimet e Kosovës (bot. Vëllimi II Vendbanimet Rurale A-LL). Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. 2019. fq. 174–175. ISBN 978-9951-615-90-7.
  • Busavata ndër shekuj ( monografi); botoi "Era" , Prishtinë 2006: Halit Sylejmani-Maliqi

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]