Busavata

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Koordinatat: 42°20′V 21°19′L / 42.34°V 21.31°L / 42.34; 21.31

Busavatë
Fshat
Vendndodhja
Busavatë is located in Kosova
Busavatë
Busavatë
Administrimi
Shteti Flamuri Kosovë
Rajoni Gjilan
Komuna Dardanë
Të dhëna dhe statistika
Krahina etnografike/gjeografike Gallap
Lartësia 764 m (m.n.d.)
Zona Kohore UTC+1
Verore UTC+2
Koordinatat 42° 34′ 0″ Veri

21° 31′ 47″ Lindje

Busavatë është një vendbanim në komunën e Dardanës, Kosovë.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Shtrihet në perëndim të Dardanës (Kamenica) dhe ka pozitë shumë të volitshme gjeografike sepse nëpër këtë vendbanim kalojnë rrugët që lidhin tri qendrat komunale . Nëpër Busavatë kalon rruga më e shkurtër që lidh Prishtinën me Dardanën. Busavata shtrihet në një lartësi mbidetare nga 600-887 m. maja më e lartë është Çuka, me lartësi mbidetare 887 m. Busavata në perëndim kufizohet me fshatin Makresh,në veri me fshatrat Zmijarnik e Miganoc, në jug me fshatin Bozhec, e në lindje me fshatin Ruboc. Fshati ka 6 lagje të medha: mëhalla e poshtme, mëhalla e epërme, bajrovitët, jabukovica (mollishtja), prokorogjët dhe oranët.

Toponimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndër toponimet e njohura në Busavatë janë : Ara e vidhave, livadhi i madh, baqovina, rrafshina, kodra e vosës, kungullari, rrezja, lugu i demës, ara e misinit, quka, lugu, gropshtina, stanet, baret, ligatat , kodra e bokave, lugi i thanes , nën mrize, zavojka, livadhi i pites, rakitat, kroni i milloshit, kroni i hajdukut, gurna,te fetahovit, te bejtovit,te gjelovit,te bajrovit,teoranet,te rekalit,te guri i hoxhes,te hajredint, etj.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Në bazë të shënimeve, shtëpi për shtëpi, në fillim të vitit 2005 , Busavata ka pasur 182 familje me 1120 banorë. Këtu janë përfshirë edhe familjet të cilat përkohësisht jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme. Jasht Busavatës jetojnë 358 familje me 1890 banorë. Gjithësejt 540 familje me 3010 banorë. Prej tyre në botën e jashtm jetojnë 141 familje me 630 banorë.

Shih dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Busavata ndër shekuj ( monografi); botoi "Era" , Prishtinë 2006: Halit Sylejmani-Maliqi

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]