Koretini

Coordinates: 42°20′N 21°21′E / 42.33°N 21.35°E / 42.33; 21.35
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

42°20′N 21°21′E / 42.33°N 21.35°E / 42.33; 21.35

Koretin
Fshat

Koretin është një vendbanim në komunën e Dardanës, Kosovë.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pozita gjeografike dhe madhësia e territorit Fshati Koretin shtrihet 6 km ne jug-lindje të qytetit të Dardanës, dhe 24 km larg nga qyteti i Gjilanit, qendrës rajonale të Anamoravës. Është vendbanim fushor, mjaft i madh, i tipit të grumbulluar.Sipërfaqja e Koretinit është 1127 ha, 23 ari, 70 m. Koretini ka rreth 800 shtëpi te banuara.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas të dhënave të rexhistimit në vitin 2011 Koretini ka 3476 banorë,të përkatësisë etnike shqiptare.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zhvillimi historik i vendbanimit Lokaliteti i këtij fshati në kohrat e lashta ishte i mbuluar me ujë, ndërsa vendbanimi ishte i vendosur në kodrat e afërta. Pas tërëheqjes së ujit përmes të grykës së Konçulit, kjo pjesë shëndrrohet në moçale, e pastaj thahet dhe ngritet vendbanimi i sotëm. Gjurmë të vendbanimit të moçëm ka pothuajse në të gjitha kodrinat përreth, siç janë në vendin Te Bungu, Kodra e Tabakut, Kodra e Kovaçit etj, gjatë gërmimeve dalin themele të shtëpive me gëlqere, veksha të ndryshme, qeramikë, tulla të dimensioneve të mëdha (të gjatë 40 cm, dhe të trasha 3 cm.), themele të shtëpive me mure etj.

Shih dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]