Jump to content

Desivojca

Coordinates: 41°23′N 21°22′E / 41.38°N 21.37°E / 41.38; 21.37
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

41°23′N 21°22′E / 41.38°N 21.37°E / 41.38; 21.37

Desivojcë
Desivojsë
Fshat

Desivojcë është një vendbanim në komunën e Dardanës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Desivojsë.

Fshati Desivojcë shtrihet në pjesën lindore të komunës së Dardanës, pra në pjesën lindore të Republikës së Kosovës.

Desivojca ka një sipërfaqe prej 16,41 km², 89 shtëpi me 755 banorë dhe një dendësi prej 47 banorë në 1 km² (të dhënat nga viti 1995, marrë nga libri Desivojca Nëpër Kohë). Nga veriu kufizohet me fshatin Huruglicë (Serbi), nga verilindja me fshatin Tërstenë, nga lindja me fshatin Zarbincë e Priboc, nga juglindja, jugu dhe perëndimi me fshatin Laçiq, kurse nga veriperëndimi me fshatin Velegllavë.

Desivojca gjendet rreth 50 km larg qytetit të Gjilanit.

Vendet me lartësi më të madhe mbidetare në Desivojcë janë :

  1. Drumi i Xhelës 1228 metra
  2. Rrafshi 1157 metra
  3. Strajdeja 1138 metra
  4. maja e Zezë 1094 metra
  5. maja e Sreshnjes 1070 metra
  6. Cipeli 1037 metra.

Sipërfaja e Desivojcës përbëhet prej maleve ,arave,kullotave,livadheve etj.,të cilat të shprehura në hektarë dhe në përqindje janë:

  1. -Vise malore 872 hektarë,pëerkatësisht 54,02%
  2. -ara 348 hektarë,përkatësisht 21,56
  3. -kullosa 196 hektarë,përkatësisht 12.14%
  4. -livadhe 134 hektarë,përkatësisht 8,30%
  5. -tokë pjellore 61 hektarë,përkatësisht 3,77%
  6. -pemishte 3 hektarë,përkatësisht 0.18%

Në fshatin Desivojcë jetojnë 13 grupe familjesh, si : Shkodra, Bunjaku, Dragobuzhda, Mellova, Beshtica, Gurguroci, Gagica, Surdulli, etj. Shumë banorë të fshatit tani jetojnë nëpër vende urbane si në Gjilan, Kamenicë, Prishtinë, Ferizaj, etj.

Ka shkollën fillore tetëvjeçare Kadri Zeka, në drejtorinë e së cilës përfshihen edhe shkolla tetëvjeçare në Poliçkë, shkollat katërvjeçare në Laçiq, Sotllarë, Tërstenë dhe Velegllavë. Kurse ne xhaminë e fshatit (ndërtuar më 1816) kryejnë ceremonitë fetare edhe këto fshatra : Velegllava, Laçiqi, Sotllari, dhe Tërstena.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]