Topanica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Topanica
Fshat
Administrimi
Shteti Flamuri Kosova
Komuna Dardanë
Rajoni Gjilan
Të dhëna të tjera
Zona Kohore ZKEQ (UTC+1)
Verore OVEQ (UTC+2)


"Keto informacione mund tjene jo te sakta pasi qe ky artikull eshte ende ne perpunim. faleminderit per mirekuptim!"

Topanica është një nga fshatrat më të mëdha të Komunës së Kamenicës si për nga numri i banorëve ashtu edhe nga sipërfaqja. Profili i vendbanimit

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Topanica me se shumti merret me lavërtari dhe blegtori.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ka një sipërfaqe rreth 10 km². Topanica shtrihet në fushën e Anamoraves dhe është pjesa qendrore e Anamoraves (kryesisht në pjesën lindore). Topanica i takon tipit te fshatit te dendur që ka rreth 240 banor në kilometër katror, kurse gjithsej Topanica ka rreth 2500 banorë.Lartësia mbidetare e fshatit Topanicë është 456 m. Klima që ndikon në Topanicë është klima e mesme kontinentale. Në Topanicë ka edhe lumenjë, kodra, melle, fusha, etj. Si malet më të njohura në Topanicës janë: Mali i keq, Zabeli, Bregu i thanave, Kodra e Gradevcit etj. Shtrirja e fshatit Topanicë është e tipit të kolektiv, kohëve të fundit ka tentime të shtrirjes lineare përgjat rrugëve edhe në pjesët ku ka komasacion, shërbimet janë në qendër të fshatit sidomos xhamija , ndërsa shkolla dhe ambullanta gjenden ne pjeseën veriore të fshatit. Topanica është vendbanim i tipit individual. Topanica ka funksion agrar shumë funksionale. Ky vendbanimi shërben për kryerjen e disa funksioneve themelore të jetës së njerëzve: banimin, jetën në bashkësi, funksionin e punës, furnizimin, arsimimin, argëtimin, pushimin, komunikimin etj. Gati i gjithë fshati për ngrohje e shfrytëzon drurin. Uji i pijes 95% shfrytëzohet nga sistemi i ujësjellsit, nuk ekziston sistemi i kanalizimit të ujrave të zeza. Shtëpitë në fshatin Topanicë janë të ndërduara me material të fortë. Në këtë fshat nuk ka objekte me rëndësi arkitektonike apo me ndonjë rëndësi të veçant. Nëpër Topanicë kalon edhe një lum i cili quhet apo njihet si Lumi i Shtrembër, i cili prej burimit është i gjatë 43,2 km deri në Topanicë.

Sipas burimeve arkeologjike dëshmohet se gjurmët e para të paraardhëseve tanë kanë qene në Gradevc të Topanicës.

Pasuritë natyrore[redakto | redakto tekstin burimor]

Pasuritë natyrore të këtij fshati janë: Tufi, Zhavori, Klori, Shkemb Argjilor, toka bujqësore është mjaft pjellore (klasa e II e bonitetit e cila është nën komasacion deri te klasa e II-IV). Në Topanicë zhvillohen këto veprimtari: bujqësia, me prioritet perimtaria zejtaria (ndërtimtar, makineri, elektrik-elektroteknik, teknologji informative) dhe tregëtia.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Fshati është i banuar teresisht nga komuniteti shqiptar dhe te gjithe i perkasin religjionit islam. Në mes të fshatit gjendet xhamia e fshatit, e rinërtuar gjatë viteve të '60 dhe teqeja e fshatit, që është shumë e vjetër dhe që i takon familjes "SHEHU".

Arsimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Fshati ka shkollen fillore 9 vjecare "Rexhep Mala" Arsimi i lartë në fshatin Topanicë është i vonshëm. Gjeneratat e para me diploma fakulteti janë të periudhës së viteve të 70. Tani ka shumë topanicas të arsimuar, me diploma fakulteti të të gjitha profileve, magjistra dhe doktora shkence.

Sporti[redakto | redakto tekstin burimor]

Ky fshat gjithmone ka pasur sportiste te mire, sidomos ne futboll. Ne vitin 2011 skuadra nga ky fshat u radhit e para ne turneun e futbollit te vogel ne Rogane.

Burimi i të dhënave

  • Aktivistë të fshatit Topanicë