Jump to content

Ismet Beqiraj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ismet Beqiraj është një nga 140 deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017.[1] Ai i përket Partisë Socialiste, e cila ka fituar dhe mazhorancën në këto zgjedhje.

Ka një karrierë të pasur politike, i zgjedhur në forumet e PS të rrethit, të bashkisë dhe në qendër. Kryetar i PS të rrethit Mallakastër, 1991-1992. Gjithashtu, Z. Beqiraj ka qenë anëtar i Komitetit Drejtues dhe i Kryesisë së PS të rrethit Mallakastër, për vitet 1991-2001. Në vitet 1991 -1994 ka qenë antar i KPD. Më pas, ai është zgjedhur  si sekretar i KZ të PS në njësinë bashkiake nr. 5, Tiranë, 2004-2007.  Aktualisht anëtar i Asamblesë NJB Nr. 5 dhe delegat i Kongresit të PSSH deri në vitin 2015. Beqiraj ka një eksperiencë të pasur si teknolog nafte, inxhinier, inspektor, këshilltar dhe pedagog.

Për dy vite ka punuar si inxhinier reparti në kompaninë e shtetërore të naftës "ARMO" sh.a Fier, në Impiantin e Hidropastrimit, në KPTHN, Ballsh. Nga 2006–2008 ka punuar si pedagog i jashtëm në Departamentin e Kimisë dhe Kimisë Industriale & Mjedisore, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Tiranë. Prej 2008 punon si pedagog definitiv në grup-seksionin e “eknologjisë Kimike Organike, pranë Departamentit të Kimisë Industriale dhe Mjedisore në Fakultetin e Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës.


Referime dhe shënime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]