Jump to content

Ismet Hamiti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ismet Hamiti Ka lindur ne Zaselle, komuna e Mitrovices më 20 prill 1943. Pas diplomimit në Fakultetin Elektroteknik të Zagrebit në janar të vitit 1968, karrierën e vet profesionale e filloi në PTT-në e Kosovës, ku punoi për 16 vjet rresht. Specializoi në Belgjikë dhe njohuritë e tij i zbatoi me shumë sukses në Sektorin për zhvillim të PTT të Kosovës, të cilin e themeloi dhe e udhëhoqi për shumë vjet. Përmbi 90% të asaj që ekziston sot nga infrastruktura telekomunikuese në Kosovë është planifikuar dhe është ndërtuar në vitet 70-ta kur ai ishte në krye të sektorit për zhvillim të PTTsë së Kosovës.

Paralelisht me punën e tij në PTT të Kosovës, që nga dita e pare pas diplomimit, z. Ismet Hamiti u angazhua në institucionet arsimore të Kosovës që nxirrnin kuadër për fushën e telekomunikacionit. Ai është themeluesi i degës së “rrymës së dobët” në shkollën teknike në Prishtinë, prej nga dolën teknikë të kualifikuar që në atë kohë i mungonin shumë Kosovës. Ai është njëri ndër nismëtarët e themelimit të degës së “rrymës së dobët “ në këtë fakultet si dhe ligjëruesi i lëndëve kyçe profesionale në këtë degë.

Gjatë kësaj kohe ai ka udhëhequr më shumë se 35 diplomantë në punën e tyre të diplomës. Kështu, ai erdhi si inxhinieri i parë shqiptar në PTT-në e Kosovës në janar të vitit 1968.

Në janar te vitit 1985, z. Ismet Hamiti vazhdoi karrierën e vet profesionale në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), autoritetin më të lartë botërorë në fushën e telekomunikacionit, duke fituar në konkurs në konkurrencë botërore. Që nga ajo kohë ai mbajti poste të rëndësishme profesionale në shumë vende të Azisë e të Pacifikut, kurse në vitin 2001 Sekretari Gjeneral i ITU-se, e emëroi në postin e koordinatorit për zhvillim të telekomunikacionit për regjionin e Azisë dhe të Pacifikut, që përfshinë përmbi gjysmën e popullatës së globit.

Gjatë luftës, me nismen e tij personale, siguroi pajisjet për komunikim dhe organizoi trajnimin e 20 instruktorëve për përdorimin e këtyre pajisjeve si dhe 20 të tjerëve për kundërzbulim, përfshirë këtu edhe financimin. Pas luftës këto pajisje ishin dhurata që mori TMK në fushën e telekomunikacionit.

I ngarkuar nga autoritetet e atëhershme te Kosovës, menjëherë pas luftës, ai udhëhoqi me sukses grupin koordinues për kthimin e punëtorëve të PTK–së në vendet e tyre të punës.

Në maj të vitit 2005 z. Ismet Hamiti përfundoi punën e vet aktive në ITU dhe tani punon si konsulent dhe anëtar bordi i një numri kompanish. Gjithu karrierën e vet profesionale prej përmbi katër dekadash e ka kaluar në fushën e telekomunikacionit.

Gjatë tërë jetës së tij, kudo qe ndodhej, ai ishte një mbështetje e fuqishme e lëvizjes sonë për liri, për çka në vitin 1990 edhe u burgos nga regjimi serb. Ismet Hamiti është gjithmonë aty ku e kërkon interesi i Kosovës.

Është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.