Ismet Hasani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ismet Mustafë Hasani u lind më 20 mars 1945 në fshatin PacajGjakovës. Katër klasët e fillorës i kreu në Sheremet kurse tetëvjeçaren në Junik. Gjatë vitëve shk. 1960/64 e kreu shkollën e mesme ekonomike në Gjakovë. Në vitin shkollor 1964/65 punoi si mësues në shkollën e fshatit Sheremet.Në vitin 1965 vijoi studimet në fakultetin Juridiko- Ekonomik në Prishitnë, të cilat i përfundoi më 1969, pra në afatin e rregullt dhe mëpastajvijoi Studimet Postdiplomike në Unversitetin e Zagrebit. Punoi si profesor i lëndve ekonomike në Shkollen e Mesme ekonomike pranë Gjimnazit të Mitrovicës dhe në Shkollën për punëtorë të Kualifikuar në Zveçan.

Punoi si Ndihmës Drejtor në Shtypshkronjën e Mitrovicës dhe në punëmepergjegjësi dhe autorizime të veqanta pranë Shërbimit të Kontabilitetit Shoqëror. Afër 20 vite punoi në vende udhëheqse pranë Kombinatit "Trepça" në Mitrovicë. Si profesionalist për ekonomi dhe financa Gjykatat e angazhonin në cilësinë e ekspertit gjyqësor, të cilën detyrë e kreu me perkushtim të madh nën Betimin e dhënë prej vitit 1972 - 2004. Pas largimit me dhunë nga puna, në vitin 1990-të, rregjistroi si veprimtari të pavarur profesionale - Eksperitzat Gjyqësore, kështu që në Kosovë ishte i pari dhe i vetmi ekspert i Perhershëm i Pavarur Gjyqësor në lëminë ekonomiko-financiare - me veprimtari të rregjistruar.

Lufta e vitit 1999 e gjeti në Pjesen Veriore të Mitrovicës, ku me familjen e vet jetoi qysh nga viti 1968. Si shumë shqiptarë të tjerë, Luftën e mbijetoi pas shumë vuajtjesh e meltretimesh. Pas Luftës, në shkurt të vitit 2000, me dhunë e larguan nga banesa e vet me krejt familjen. Disa vite bredhi shtëpi me shtëpi dhe rrugëve nëpër Pjesën Jugore të Mitrovicës. Duke mos mund perballuar një jetë të endacakut derë me derë, u dëtyrua, me padeshiren e tij, të largohet nga Mitrovica ku jetoi mbi 36 vite, kështuqë në vitin 2004 migroi në Suedi. Pas këndelljes nga shëndeti dhe me preferimin e shumë shokëve dhe miqëve, filloi të merret me shkrime. Kurrnjëher më parë nuk është marrë me shkrime. Tash ka të shkruara shumë urtësi, aforizma, fabula, rrot'lla, mesele, mendime që bëjnë dritë tërë jeten, mendime nga zemra., vjersha. Zëri dhe fjala e tij për herë të parë është dëgjuar në "Radio-Dardania" në Suedi dhe në Radio-Kosovë. Tash e 3 vite më parë jeton dhe vepron në Suedi, mëson gjuhen suedishte dhe atë anglishte dhe thotë se ".shkrimet e krijuesve shqiptarë duhet të botohen edhe në gjuhë të tjera. sepse një njeri sa gjuhë njeh aq njerëz i vlenë!".

Shkrimet e tija për herë të parë po botohen në faqet e "Radio-Junikut", e për këtë ky thotë: "Radio-Juniku" më zbuloi talentin, më zbardhi fytyrën. prandaj " E past Faqën e Bardhë.!"

Tituj të veprave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]