Iso 9001

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Familja ISO 9000 e standardeve lidhet me sistemin menaxherial të kualitetit dhe është e dizajnuar t’i ndihmojë organizatave, me qëllim që të sigurohet se ata i plotësojnë nevojat e klientëve dhe të gjitha palëve të interesuara. Standardet janë publikuar nga ISO, Organizata ndërkombëtare për standardizime. ISO 9001 merre me kërkesat dhe standardet që organizatat duhet t’i plotësojnë.Mbi një milion organizata nga e gjithë bota janë të certifikuar pavarësisht duke e bërë ISO 9001 njërën prej mjeteve menaxheriale më të shpërndarë në botë ditët e sotme.

Arsyet[redakto | përpunoni burim]

Përdorimi global i ISO 9001 i atribuohet një numri të madh të faktorëve. Një numër i madh i blerësve kërkon që furnizuesit të kenë ISO 9001 certifikimin. Një numër i studimeve ka identifikuar përfitime të shumta financiare për organizatat e certifikuar me ISO 9001. Rezultatet e studimeve kane treguar se organizatat e certifikuar me ketë standard arrijnë kthimin e aseteve ne mënyre superiore krahasuar me ato organizata që nuk e përdorin këtë standard.

Rritja Globale[redakto | përpunoni burim]

Rritja e certifikimit ISO 9001 është treguar në tabelën më poshtë. Certifikatat totale të ISO 9001 mund të gjenden në anketën e bërë nga ISO në vitet 2003, 2007, 2008 dhe 2009.

dhjetor 2000 dhjetor 2001 dhjetor 2002 dhjetor 2003 dhjetor 2004 dhjetor 2005 dhjetor 2006 dhjetor 2007 dhjetor 2008 dhjetor 2009
457834 510349 561767 497919 660132 773867 896929 951486 982832 1064785

Burimi: ISO Anketa 2009

Në vitet e fundit Kina ka pasur rritje rapide e cila tashmë konsiderohet sa çereku i certifikimeve globale.

10 vendet me rritjen më të madhe të certifikimeve ISO 9001:

Renditja Shteti Numri i certifikimeve
1 Kina 257076
2 Italia 130066
3 Japonia 68484
4 Spanja 59576
5 Rusia 53152
6 Gjermania 47156
7 Anglia 41193
8 India 37493
9 SHBA 28935
10 Korea 23400

Certifikatat[redakto | përpunoni burim]

ISO nuk i certifikon organizatat vet. Shumë vende kanë formuar trupa akreditues për të autorizuar certifikimin e organizatave, të cilat i kontrollojnë organizatat për aplikimin e standardit 9001. Edhe trupat akreditues edhe ato certifikues paguajnë për shërbime e tyre. Trupa të ndryshëm akreditues kanë marrëveshje të përbashkëta me njeri tjetrin për t’u siguruar se certifikatat e lëshuar nga Trupat Certifikues të Akredituar janë të pranueshme globalisht.

Avantazhet[redakto | përpunoni burim]

Është gjerësisht e njohur se menaxhimi i duhur përparon biznesin. ISO 9001 standardi jep këto avantazhe:

  1. Krijon operim me efektiv
  2. Rrit kënaqsin e klientit
  3. Zvogëlon revizionin
  4. Përparon marketingun
  5. Rrit moralin dhe motivin e punonjësit
  6. Promovon tregtinë ndërkombëtare
  7. Rrit fitimin
  8. Zvogëlon humbjet dhe rrit prodhimin

Problemet[redakto | përpunoni burim]

Një kritik e shpeshte e ISO 9001 standardit është shuma e parave, koha dhe dokumentet për regjistrim të certifikatës. ISO 9001 nuk është në asnjë mënyre një indikator që produktet e prodhuara me certifikatën e saj janë te mira. Një kompani mund të prodhojë produkte jo të mira por me një dokumentacion të duhur mund të merr certifikatën e ISO 9001. Problemi kryesor i këtij standardi mund të jetë kur kompanitë e vënë me më prioritet marrjen e certifikatës se sa vet kualitetin e produktit të saj.

Referimet[redakto | përpunoni burim]

http://www.iso.org/iso/survey2003.pdf

http://www.iso.org/iso/survey2007.pdf

http://www.iso.org/iso/survey2008.pdf

http://www.iso.org/iso/survey2009.pdf