Isuf Sulovari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Isuf Sulovari (Elbasan 15.7.1934 - Tiranë 26.1.2006) piktor shqiptar.

Isuf Sulovari krijimtarinë e tij kryesore e zhvilloi si piktor i realizmit socialist. Ai ishte piktor i tablosë kompozicionale i cili realizoi temën e ditës, temën historike dhe portretin. Kryesisht Sulovari vlerësohet për stilin e tij të veçantë piktorik i ndikuar nga piktori kubist francez F.Leger (1881-1955). Duke trajtuar temën e ndërtimit socialist figurat e tablove të Sulovarit edhe pse ndryshe nga piktorët e tjerë shqiptarë kishin ngjyra dekorative dhe forma të plota larg natyralizmit akademik. Megjithatë ai mbeti një piktor i provincës, që ndikoi në kufizimin dhe shabllonizmin e tij në krijimtarië e pas viteve 1990. Piktori Isuf Sulovari është pjesë e piktorëve të rëndësishëm të Realizmit Socialist dhe veprat kryesore të tij ndodhen në GKA, Tiranë dhe në Galerinë e Arteve, Elbasan.