Jump to content

Jacques Vallée

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jacques Fabrice Vallée (lindur më 24 shtator 1939) është një pioner i internetit, shkencëtar kompjuterik, investitor, autor, ufologjist dhe astronom.

Karriera e tij filloi si astronom profesionist në Observatorin e Parisit.

Vallée ishte pjesë e ekipit që prodhoi hartën e parë të kompjuterizuar të planetit Mars për NASA në 1963. Mëpastaj ai punoi për ARPANET-in në një projekt që ishte pararendës i internetit modern.

Vallée është gjithashtu një figurë me rëndësi dhe famë për sa i përket fushës së studimit të objekteve fluturues të paidentifikuar (UFO), dhe fenomeneve anomale të paidentifikuara (UAP). Vallée fillimisht ishte mbëshetës i hipotezës jashtëtokësore, por mëpastaj gjatë punës kërkimore e braktisi këtë teori dhe që prej asaj kohe ka mbështetur hipotezën ndërdimensionale të origjinës së UFO-ve dhe/apo UAP-ve.