Jan Urban Jarnik
Jan Urban Jarnik (25 maj 1848, Potštejn - 12 janar 1923, Pragë) [1] ishte një albanolog dhe profesor çek i gjuhëve romane, i fokusuar kryesisht në studimet krahasuese në gjuhësinë shqiptare dhe rumune. Ai u diplomua në Universitetin e Vjenës dhe që nga viti 1882 filloi punën si profesor në Universitetin e Pragës, ku themeloi një seminar mbi filologjinë romake. Ai iu kushtua kërkimit shkencor dhe popullarizimit të kulturës shqiptare por edhe asaj rumune. U përqëndrua në mbledhjen e artit popullor dhe folkloristik në rajonin përreth Shkodrëss. Dha kontribut edhe për njohjen e artit popullor në Transilvani. Në vitin 1919, ai mori pjesë në negociatat për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Çekosllovakisë dhe Rumanisë. Mes tjerash dallohet edhe si mbështetës i studentëve të varfër, promovoi vendlindjen e tij Potštejn dhe organizoi shoqata kulturore çeke. Ai fitoi respekt të madh sidomos në Republikën Çeke dhe Rumani por edhe në Shqipëri, u pranua në disa shoqëri shkencore dhe u bë anëtar nderi i shoqatave të shumta studentore. Mbante korrespondenca me personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare: Naim Frashëri, Jeronim de Rada, Konstandin Kristoforidhi, Thimi Mitko etj.[2] [3]
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zur Albanischen Sprachenkunde, 1881 ("Për njohjen e gjuhës shqipe"),
- Příspěvky ku poznání nářečí albánských, 1883 ("Kontribut për njohjen e dialekteve të shqipes"),
- Albanesische Märchen und Schwänke. 1890 ("Përralla dhe anekdota shqiptare").
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Archiv hl. m. Prahy, Matrika zemřelých u sv. Štěpána, sign. ŠT Z16, s. 137. Dostupné online.
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 30 mars 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://www.portalialbanologjik.com/kendialb.html