Janinës ç'i panë sytë
Appearance
(Përcjellë nga Janinës ç•i panë sytë)
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
"Janinës ç'i panë sytë" është një këngë popullore polifonike labe.
Paraqitja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kënga u shfaq për herë të parë në publik në festivalin folklorik në Gjirokastër në vitin 1983. Grupi polifonik i Lapardhasë me marrë Feti Brahimin e këndoi në këtë festival.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kënga përmend ngjarje historike ndoshta të viteve 1840 – 1890 dhe ka për vendngjarje Janinën, pikërisht Pesë Puset (turq. Beşpınar, greq. Pentepigadhia), si një ish-zonë e jetës kulturore të shqiptarëve. Kënga i referohet Zenel Çelos nga fshati Horë-Vranisht që pasi vret pashain në tendën e tij zihet ne pusi.
Teksti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Teksti në gjuhën e njësuar letrare:[1]
- Janinës çi panë sytë,
- ish e prëmte ajo ditë.
- Te pesë puset në grykë
- Zenel Çelua vet i dytë.
- Zeneli me të Velçiotë
- dhe trimi Jaçe Mavrova.
- Çau mes përmes taborë,
- kur shtriu Pashanë e njohën.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Fanfara Tirana - Janines C'i Pane Syte – teksteshqip.com