Jump to content

Gjuha klasike japoneze

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Japonishtja klasike)
Early Middle Japanese
RajoniJaponi
Familje gjuhësore
Default
  • Gjuha klasike japoneze
Kodet gjuhësore
ISO 639-1s'ka
ISO 639-3

Gjuha klasike japoneze, ose japonishtja klasike, (jap.: 中古日本語, chūko nihongo) është gjuha e të folurit dhe shkruarit në Japni mes viteve 794 dhe 1185 në kohën e njohur si periudha Heian. Pra, japonishtja klasike është fazë e zhvillimit të japonishtes së sotme që ka pasuar nga japonishtja e vjetër.

Fonemat
a i u e o
ka ki ku ke ko
ga gi gu ge go
sa si su se so
za zi zu ze zo
ta ti tu te to
da di du de do
na ni nu ne no
ha hi hu he ho
ba bi bu be bo
ma mi mu me mo
ya   yu   yo
ra ri ru re ro
wa wi   we  

Derisa japonishtja e vjetër kishte 88 kombinime të togjeve të bashkëtingëlloreve me zanoret a, i, u, e , o, në japonishten klasike u zvogluan në 66.

Me e dukshme është largimi i Jōdai Tokushu Kanazukait që shquhej mes dy llojeve -i, -e, dhe -o. Fillimi i këtij largimi mund të shihet në fund të periudhës së japonishtes së vjetër dhe largohet përfundimisht në japonishten klasike. Fonemat e fundit që largohen janë /ko1/ dhe /ko2/.

Gjatë shekullit X /e/ dhe /ye/ u bashkuan në /e/, ndërsa në shekullin XI /o/ dhe /wo/ u bashkuan në /o/.[1][2][3]

  • /a/: [a]
  • /i/: [i]
  • /u/: [u]
  • /e/: [je][1][2][3]
  • /o/: [wo]

Bashkëtingëlloret

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

/k, g/: [k, g]

Teoritë për /s, z/ përfshijnë kombinimet [s, z], [ts, dz], dhe [ʃ, ʒ]. Këto kombinime mund të kenë ndryshuar varësisht nga zanorja sikur që ndodhë me japonishten moderne.

/t, d/: [t, d]

/n/: [n]

/h/ vazhdon të kuptohet fonetikisht si [ɸ] me një përjashtim në shekullin XI kur /h/ u kuptua si [w].

/m/: [m]

/y/: [j]

/r/: [r]

/w/: [w]

Gjuha klsaike japoneze trashëgon të tetë zgjedhimet nga japonishtja e vjetër dhe duke shtuar edhe një: Monoklasën e ulët(下一段).

Zgjedhimi i foljeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Klasa e foljeve Joveprore
未然形
Mizenkei
Ndajfoljore
連用形
Renyōkei
Përmbyllëse
終止形
Shūshikei
Dhanore
連体形
Rentaikei
Veprore
已然形
Izenkei
Urdhërore
命令形
Meireikei
Klasa e katërt (四段) -a -i -u -u -e -e
Monoklasa e lartë(上一段) - - -ru -ru -re -(yo)
Klasa e lartë (上二段) -i -i -u -uru -ure -i(yo)
Monoklasa e ulët (下一段) -e -e -eru -eru -ere -e(yo)
Klasa e dytë e ulët (下二段) -e -e -u -uru -ure -e(yo)
K-e parregullt(カ変) -o -i -u -uru -ure -o
S-e parregullt (サ変) -e -i -u -uru -ure -e(yo)
N-e parregullt (ナ変) -a -i -u -uru -ure -e
R-e parregullt (ラ変) -a -i -i -u -e -e

Foljete çrregullta

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Janë disa folje me zgjedhime të parregullt(çrregullt).

  • K-e çrregullt: k- "vi"
  • S-e çrregullt: s- "bëj"
  • N-e çrregullt: sin- "vdes", in- "ikë, vdes"
  • R-e çrregullt: ar- "jam, ekzistoj", wor- "jam, ekzistoj"
  1. ^ a b Kondō, Nihongo no Rekishi, faqet 67-71
  2. ^ a b Yamaguchi, Nihongo no Rekishi, faqet 43-45
  3. ^ a b Frellesvig, faqe 73

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]