Jump to content

Java ndërgjegjësuese për Biseksualizmin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Java ndërgjegjësuese për Biseksualizmin, e njohur ndryshe si BeWeek, është një manifestim i përvitshëm që zhvillohet në datat 19-26 shtator dhe ka për synim promovimin e komunitetit biseksual dhe përkrahjen e të drejtave të tyre.[1]

Edhe pse përbëjnë rreth 50% të komunitetit LGBTQ, personat biseksualë nuk marrin mjaftueshëm dukshmëri në media.[2] Për këtë arsye organizata GLAAD bashkë-themeloi Javën për Ndërgjegjësimin rreth Biseksualizmit për ti treguar botës se sa shumë peripeci ndesh komuniteti biseksual, si dhe të hartojë politika që sigurojnë integritetin shoqëror të këtij komuniteti.[3]

  1. ^ "#BiWeek 2016: Celebrate Bisexuality". GLAAD (në anglisht). 2016-09-01. Marrë më 2018-06-06.
  2. ^ "It's Bisexual Awareness Week! Here Are Five Ways To Celebrate". Autostraddle (në anglishte amerikane). 2014-09-23. Marrë më 2018-06-06.
  3. ^ "Why Bisexual Awareness Week Matters" (në anglisht). 2016-09-23. Marrë më 2018-06-06.