Jeta Faqolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Jeta Faqolli.jpg

Jeta Faqolli, ka lindur me 3 maj te vitit 1979 në qytetin e Librazhdit. Ka qenë vetëm 5 vjeçe kur nisi karrierën si këngëtare, falë pjesëmarrjes në koncerte dhe festivale për fëmijë. Në moshën 10 deri 14 vjeç, studion për mandolinë. Pikërisht gjatë kësaj kohe, familja e saj transferohet në Tiranë. Në vitin 2001, merr pjesë në festivalin e pranverës dhe pas disa muajsh, nis përgatitjet për albumin e saj të parë, realizuar në studion “FAF” dhe punuar nga Fabian Asllani. Në 2002-shin albumi i titulluar “Mashkull i hutuar” del në treg, shoqëruar nga klipi promocional me po të njëjtin titull. Kënga “Mashkull i hutuar” e bën atë të njohur për publikun dhe i hap dyert për koncerte. E fillojnë kështu performancat në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë. Merr pjesë gjithashtu në disa festivale, si “Top Fest”-i, “Nota Fest”-i apo “Poli Fest”-i, e në festivalin e fundit merr edhe një çmim për Interpretimin më të mirë. Në vitin 2005 nxjerr videoklipin e ri, me titull “Vetëm me ty”, një kompozim i Gramoz Kozelit, me tekst të Gjergj Jorgaqit. Albumi i saj i dytë titullohet “Provokimet” e shoqërohet nga klipi me të njëjtin titull. Kënga me tekst të Avni Qahilit dhe kompozim të maqedonasit Darko Dimitrov bëhet tepër popullore dhe Jeta bën sërish bujë në tregun muzikor, kësaj rradhe pas pjesëmarrjes në “Top Fest”, “shpërthen” me një bashkëpunim ne grupin Rumun, “Deep System”.