Jump to content

Jeta ime - Kujtime

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jeta ime - Kujtime libër biografi me Autor Ramiz Alia. Shtëpia botuese "Toena", Viti i botimit 2010. Faqet e librit 544. ISBN 978-99943-1-617-5

Meditimet dhe kujtimet e ish-Presidentit Ramiz Alia, përfshijnë një periudhë gati 70-vjeçare. Nëpërmjet tyre, lexuesi kalon, sa në vitet e rinisë, ku Lufta Nacionalçlirimtare zë një pjesë të rëndësishme, po aq edhe në periudhën e vështirë të pasçlirimit dhe, veçanërisht, në vitet e trazuara kur ai ishte në krye të shtetit. Si protagonist dhe dëshmitar i gjallë dhe nga të fundit të historisë së këtyre 50 viteve, Ramiz Alia ndriçon disa nga momentet më të rëndësishme dhe delikate, me ndikim dhe pasoja mbi vendin dhe popullin shqiptar.

Lexuesi do të njihet me bisedat dhe lidhjen e autorit me Enver Hoxhën; me ngjarjet që lidhen me zhvillimet në gjirin e PPSH-së; me marrëdhëniet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, me aleancat dhe prishjen e tyre (si Konferenca e Moskës e vitit 1960) etj. Me interes është edhe trajtimi që Presidenti Alia i bën periudhës së trazuar të vitit 1990 dhe ngjarjeve që pasuan ndryshimin e sistemit në Shqipëri, duke përfshirë edhe periudhën kur ai u burgos prej 1993 e deri më 1997 etj.