Jim Parsons

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jim Parsons
U lind në (1973-03-24) 24 mars 1973 (50 vjeç)

James Joseph "Jim" Parsons (lindur më 24 mars 1973) është një aktor Amerikan i njohur për rolin e Sheldon Cooper ne komedinë familjare te CBS-së Teoria e Big Bengut, i cili falë performancës së tij shpesh cilësohet si një nga arsyet kryesore të suksesit të shfaqjes. Parsons ka fituar disa çmime për performancën e tij të shkëlqyeshme në Teoria e Big Bengut.

Rinia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur dhe rritur në Houston, Parsons filloi aktrimin në klasën e parë të shkollës fillore. Ai ndoqi studimet në Klein Oak High School në Spring, Teksas.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rolet e tij në televizion përfshijnë një rol në serialin Judging Amy dhe një rol si i ftuar special në serialin Ed. Është pjesë e sit com-it Teoria e Big Bengut dhe u nominua për një Emmy në 2009.

Ka marrë pjesë edhe në filma si "Garden State", "Heights", "On the Road with Judas", "Gardener of Eden", "10 Items or Less and School for Scoundrels".

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Momentalisht jeton në Los Angelos. Hobit e tij janë të luajë në piano, tenisi, baseballe, futbolli amerikan dhe basketbolli.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://web.archive.org/web/20100220125829/http://www.poptower.com/jim-parsons.htm